Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Belvi, ku, sipas informacioneve të para janë përplasur tri vetura dhe një autobus.
Në vendngjarje ka ndërhyrë ekipi i Ndihmës së Shpejtë, i cili u ka dhënë ndihmën e parë tre të lënduarve dhe më pas i ka transportuar në spital.
Nga përplasja e fortë, njëra prej veturave është rrotulluar dhe ka goditur barrierën mbrojtëse anës rrugës. Në rrugë janë shpërndarë edhe pjesë të automjeteve të përfshira në aksident.
Për momentin nuk ka informacione për shkallën e lëndimeve të personave të dërguar në spital dhe as për shkaqet e aksidentit.
Më shumë informacione priten nga Ministria e Punëve të Brendshme pas këqyrjes së vendngjarjes. / Aktuale.mk



