Qeveria britanike njoftoi sot një paketë prej 31 sanksionesh të reja ndaj Rusisë ndërsa Britania po shton presionin ekonomik ndaj Moskës përpara dimrit. Ministria e Jashtme britanike tha se 31 masat e reja përfshijnë sanksionimin e “anijeve të flotës në hije të LNG-së, rrjeteve të dezinformimit të Kremlinit dhe autorëve të torturimit të civilëve dhe indoktrinimit të fëmijëve”. “Masat vijnë pasi Rusia lëshoi më shumë se 3.100 dronë me motor reaktiv drejt Ukrainës në shtator, duke tejkaluar rekordin e zymtë të luftës të shënuar në gusht”, thuhet në deklaratë. Sipas deklaratës, sanksionet përfshijnë tetë persona të përfshirë në “ndalimin arbitrar,…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti rus përshëndet refuzimin e Beogradit për t’i vendosur sanksione Moskës, kritikon Perëndimin dhe flet për takimin me Milorad Dodikun. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë deklarata për Serbinë dhe të ardhmen politike të Aleksandar Vuçiqit, duke vlerësuar politikën e Beogradit ndaj Moskës dhe duke akuzuar vendet perëndimore për trajtim të padrejtë të popullit serb. Gjatë fjalimit në Forumin Ndërkombëtar Valdaj, më 1 tetor, Putini deklaroi se Rusia e vlerëson qëndrimin e Serbisë për të mos iu bashkuar sanksioneve kundër Moskës. Ai gjithashtu shprehu shpresën që Aleksandar Vuçiq të bëhet kryeministër i ardhshëm i Serbisë. Presidenti rus e përshkroi…
Jorge Jesus nuk dha përgjigjet e shumëpritura për Cristiano Ronaldon, edhe pas fitores së thellë 4–2 të Portugalisë ndaj Danimarkës në Ligën e Kombeve. Trajneri portugez zgjodhi të mos hyjë në detaje për largimin e kapitenit nga grumbullimi, duke e lënë të hapur misterin deri pas ndeshjes së radhës me Norvegjinë. Përpara sfidës me Danimarkën, Jesus kishte deklaruar se do të fliste hapur për situatën pas ndeshjes me Norvegjinë. “Kam qenë në futboll për shumë vite dhe e di që nuk kam bërë asgjë të gabuar. Pas ndeshjes kundër Norvegjisë do të flasim për këtë. Nuk do të fshihem dhe…
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e po rritet, sërish një pjesë e madhe e shqiptarëve pohojnë se nuk e përballojnë sot blerjen e një automjeti. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, 41% e shqiptarëve deklaruan në vitin 2023 se nuk mund të përballojnë blerjen e një makine personale. Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo e mesatares së Bashkimit Europian, prej 5.6% në vitin 2023 dhe 5.5% në 2025-n. Shifra është më e larta dhe në rajon. 16% e serbëve deklaruar në 2023-n se nuk blinin dot një automjet. Në 2025-n treguesi…
Britania e Madhe ka njoftuar një valë të re sanksionesh që synojnë arkën e luftës së Kremlinit, propagandistët dhe personat e akuzuar për përfshirje në torturimin e civilëve ukrainas. Rreth 23 individë dhe subjekte do t’u nënshtrohen ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të udhëtimit, ndërsa tetë anije të lidhura me të ashtuquajturën “flotë fantazmë” të Rusisë do t’u nënshtrohen sanksioneve tregtare. Masat synojnë të ruajnë presionin ekonomik ndaj Moskës përpara muajve të hidhur të dimrit, të cilët, në vitet që nga fillimi i pushtimit të plotë në vitin 2022, kanë sjellë një përshkallëzim të sulmeve ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës.…
“Si një vend ballkanik pa dalje në det, po bëjmë investime të mëdha në zhvillimin dhe modernizimin e dy korridoreve evropiane 8 dhe 10 që kalojnë nëpër Maqedoni. Po punojmë për ndërtimin e autostradave në Korridorin 8, dhe po ndërtojmë edhe një hekurudhë në pjesën lindore të këtij korridori. Paralelisht, kemi filluar ndërtimin e një hekurudhe me shpejtësi të lartë në Korridorin 10, dhe po punojmë edhe për futjen e sistemeve ITS në pjesën rrugore. Së bashku me fqinjët tanë, po punojmë edhe për zgjerimin e pikave kufitare”, tha zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski në eventin global “Lidhja e Ditëve të Evropës”…
Goditet rrjeti propagandistik pro-rus në Maqedoni, dyshohet për shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobike Goditet rrjeti propagandistik pro-rus në Maqedoni, dyshohet për shpërndarje të materialeve raciste dhe ksenofobike Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK), në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), po ndërmerr aktivitete për zbulimin dhe pengimin e një rrjeti propagandistik në vend, për të cilin vlerësohet se ka agjendë destruktive dhe keqdashëse, të orientuar drejt ndikimit në diskursin publik në favor të interesave të huaja. Janë ndërmarrë veprime hetimore ndaj një shtetasi të Maqedonisë, i lidhur me faktorë të huaj që janë…
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, përshëndeti studentët, profesorët dhe drejtuesit e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me rastin e hapjes së vitit të ri akademik. Në fjalën e tij, ambasadori Meidani falënderoi rektorin e universitetit dhe parlamentin studentor për ftesën, duke theksuar se kur studentët të ftojnë në ditën e parë të vitit akademik, “nuk mund e nuk duhet kurrsesi t’u thuash jo”. Ai vlerësoi rrugën që ka bërë universiteti në një kohë të shkurtër, duke ua njohur meritën drejtuesve dhe profesorëve, por mbi të gjitha studentëve. “Jeni ju që i…
Një tjetër rast i drejtimit të automjetit pa leje është regjistruar në rajonin e Tetovës. Siç mëson Tetovasot, në fshatin Zhelinë është ndaluar A.B. (31) nga Leshnica e Poshtme, i cili drejtonte një Volkswagen Golf pa patentë shoferi. Automjeti është konfiskuar dhe ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.
Prokuroria Themelore Publike e Manastirit, bazuar në një procedurë të mëparshme dhe provat e siguruara, ngriti aktakuzë kundër pesë internistëve nga Spitali Klinik i Manastirit “Dr. Trifun Panovski” për kryerjen e “Krimeve të rënda kundër shëndetit të njeriut”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike. “Ata akuzohen për trajtimin neglizhent të një pacienteje 40-vjeçare në periudhën nga 28.05.2024 deri më 04.06.2024, në repartin e mjekësisë interne në spital, duke shkaktuar kështu përkeqësim të gjendjes së saj shëndetësore, e cila rezultoi në vdekje. Pacientja erdhi në spital pas një ekzaminimi paraprak dhe referimi nga mjeku i saj i kujdesit parësor, i cili…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë një interviste në Radio Lider, bëri të ditura ekskluzivisht detaje për aksionin e madh policor të zhvilluar dje në Prilep, duke theksuar se bëhet fjalë për shpërbërjen e një grupi serioz kriminal të organizuar, ndaj të cilit Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Publike dhe shërbimet partnere të huaja, kishte punuar për më shumë se një vit. “Bëhet fjalë për shpërbërjen e një grupi kriminal të organizuar, një grup shumë serioz kriminal, një pjesë e të cilit për më shumë se 15 vjet ka bërë atë që ka bërë…
Më 30.09.2026 në orën 21:10 në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin D.M. (24) nga fshati Çajlë. Gjatë një kontrolli në trafik është ndaluar automjeti “Ford Mondeo” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, tranameton Pa Censurë. Automjeti është konfiskuar, ndërsa gjatë kontrollit te bashkëudhëtari E.A. (21) nga fshati Çajlë është gjetur maruanë, me ç’rast edhe ai është privuar nga liria. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresat përkatëse.

