Author: Hamdi Kumanova

Tërmet me fuqi prej 2.5 shkallësh të Rihterit është regjistruar gjatë natës në pjesën juglindore të Maqedonisë, tregojnë të dhënat e publikuara nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Sipas informacioneve të para, tërmeti është regjistruar në orën 00:29 më 1 tetor, në një thellësi prej rreth 15 kilometrash. Nga harta e ngjarjes sizmike shihet se zona e epiqendrës ndodhet në rajonin më të gjerë mes Radovishtit dhe Strumicës. Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë relativisht të ulët. Deri më tani nuk ka informacione shtesë zyrtare për dridhje eventuale të ndjera nga popullata apo për dëme materiale të shkaktuara. Të dhënat…

Lexo më Shumë

Në një kohë kur ritmi urban e thekson gjithnjë e më shumë nevojën për një hapësirë qetësie, gjelbërimi dhe frymëzimi, qendra e kopshtarisë FOJA veçohet si një nga oazet e gjelbra më të njohura në Shkup. Në vjeshtë, kjo hapësirë merr një magji të veçantë, e mbushur me nuanca të verdha të arta, portokalli, bakri, të kuqe dhe bordo të thellë. Si kopshti më i madh botanik në qytet, FOJA ofron shumë më tepër sesa një hapësirë shitjeje për bimë – është një vend ku vizitorët mund të njihen me pasurinë e natyrës, të marrin ide për arredim dhe të…

Lexo më Shumë

Një 33-vjeçar nga Afganistani është ndaluar nga policia në vendin e quajtur “Bunec”, pasi gjatë një kontrolli i është gjetur marihuanë. Siç mëson Tetovasot, zyrtarët policorë të Njësisë Policore Mavrovë kanë kontrolluar një automjet taksi me targa të Shkupit, ku udhëtonte Sh.M.A. (33). Gjatë kontrollit, tek ai janë gjetur marihuanë dhe letra për mbështjelljen e cigareve (rizlla). Pas procedurës, ai është nxjerrë para gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Gostivar, i cili i ka shqiptuar sanksione kundërvajtëse dhe masën e ndalimit të hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut për një periudhë prej një viti.TS

Lexo më Shumë

Një ekskavator që përdorej për ndërtimin e stadiumit të “Shkëndijës” në Haraçinë është përfshirë nga zjarri gjatë natës. Rasti është raportuar në polici rreth orës 02:36. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit. Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, e cilësoi incidentin si përpjekje për të penguar realizimin e projektit dhe kërkoi që autoritetet ta zbardhin sa më shpejt rastin dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Ai theksoi se incidenti nuk do ta ndalojë ndërtimin e stadiumit, gurthemeli i të cilit u vendos të premten e kaluar. Për rastin…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi gjatë natës në autostradën pranë Leskovcit në Serbi, njofton 4news.mk. Sipas policisë në Leskovc, aksidenti ndodhi rreth orës 01:50 pas mesnate, kur kamioni që drejtonte viktima u përmbys dhe më pas u përfshi nga flakët. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit, të cilat ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe kontrollin e automjetit. Pas lokalizimit të flakëve, zjarrfikësit gjetën trupin e pajetë të shoferit brenda kabinës së kamionit. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa autoritetet po punojnë…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka reaguar ashpër ndaj ish-funksionarëve të partisë që së fundmi kanë kërkuar ndryshime në udhëheqje dhe në mënyrën e funksionimit të LSDM-së, njofton 4news.mk. Filipçe kritikoi drejtpërdrejt Igor Ivanovskin dhe Sllavjanka Petrovskën, duke vënë në pikëpyetje kredibilitetin e tyre për të dhënë këshilla se si duhet të drejtohet partia. “Le të më largohen nga rruga, sepse do t’i shkel si kamioni bretkosën”, deklaroi Filipçe. Ai akuzoi Ivanovskin se në të kaluarën kishte qenë anëtar i disa bordeve drejtuese dhe kishte përfituar të ardhura të konsiderueshme, ndërsa për Petrovskën ngriti pikëpyetje lidhur me arsyet e kritikave…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski u bëri thirrje studentëve të rinj që të shfrytëzojnë mundësitë për arsimim dhe përvojë jashtë vendit, por në fund të kthehen dhe të kontribuojnë në Maqedoninë e Veriut. Duke iu drejtuar studentëve në orën e parë akademike në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, Mickoski tha se sfida e vërtetë është angazhimi për familjen dhe vendin. “Kudo që të shkoni, kthehuni në shtëpi dhe së bashku të luftojmë për vendin tonë”, porositi ai. Mickoski u bëri thirrje edhe profesorëve që, përveç dijes, të jenë pedagogë dhe shembull për studentët. Ai foli edhe për përvojën e tij jashtë vendit,…

Lexo më Shumë

Policia e Dibrës ka ngritur kallëzim penal ndaj një 52-vjeçari nga Dibra, i dyshuar për vjedhje të rëndë në rrugën rajonale Dibër–Strugë. Sipas policisë, gjatë natës mes 14 dhe 15 shtatorit 2026, i dyshuari O.G., duke përdorur forcë fizike dhe mjete pune, ka prerë dhe marrë dy barriera metalike mbrojtëse të vendosura në “Urën e Vërmiçit”. Me këtë veprim, sipas MPB-së, ai dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm Ndërmarrjes Publike “Makedonija Pat”. Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën “vjedhje e rëndë”.

Lexo më Shumë

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si “Tetori Rozë”. Gjatë këtij muaji zhvillohen fushata sensibilizuese për të informuar dhe edukuar qytetarët mbi sëmundjen, shenjat dhe simptomat e saj, si dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm. Fushata e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit nisi në vitin 1985 si një aktivitet njëjavor dhe me kalimin e viteve u shndërrua në një fushatë mbarëbotërore gjatë gjithë muajit tetor. Ngjyra rozë dhe fjongoja rozë janë kthyer në simbole të kësaj fushate, duke përcjellë mesazhin për më shumë ndërgjegjësim, kontrolle periodike dhe diagnostikim në kohë. Sipas Organizatës…

Lexo më Shumë

VLEN do të qëndrojë në krah të realizimit të çdo projekti dhe investimi që sjell zhvillim për komunën e Haraçinës dhe për qytetarët e saj. Ajo që ndodhi në kantierin e stadiumit të Shkëndijës nuk është thjesht dëmtim i disa makinerive. Është një përpjekje për të goditur një projekt që simbolizon zhvillimin, investimin dhe një të ardhme më të mirë për Haraçinën. Për dekada, qytetarët e Haraçinës kanë pritur që premtimet të shndërrohen në vepra konkrete. Sot, kur kjo po ndodh, kur makineritë janë në terren dhe stadiumi po merr formë, dikush tenton ta kthejë zhvillimin në frikë dhe pengesë.…

Lexo më Shumë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka urdhëruar delegacionin iranian në Kombet e Bashkuara që të largohet nga Shtetet e Bashkuara, pas dështimit të bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme. Sipas Axios, urdhri iu komunikua misionit iranian në Nju Jork të hënën në mbrëmje, pasi u bë e qartë se negociatat nuk kishin prodhuar përparim. Mes zyrtarëve iranianë që u kërkua të largoheshin ishte edhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi. Delegacioni u nis disa orë më vonë drejt Dohas, ndërsa një burim i dytë i cituar nga Axios tha se Araghchi kishte planifikuar të largohej nga…

Lexo më Shumë