Nga Shkupi në Prishtinë për rreth 50 minuta me tren. Ky është synimi i ndërmarrjeve hekurudhore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të cilat po punojnë që linja direkte mes dy kryeqyteteve të vihet në funksion gjatë vitit të ardhshëm. Për qytetarët që udhëtojnë mes dy vendeve, kjo do të thotë mundësi e re transporti dhe më pak kohë udhëtimi për punë, studime apo vizita familjare. Lidhja me Kosovën po shtyhet përpara edhe përmes projektit strategjik të autostradës Shkup–Bllacë. Përfundimi i këtij segmenti do të lehtësojë qarkullimin drejt Prishtinës dhe transportin e mallrave, duke plotësuar lidhjen me autostradën në anën…
Author: Hamdi Kumanova
Një punëtor (58) nga Kumanova është lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në rrugën “11 Noemvri” në Kumanovë, njoftojnë nga SPB Kumanovë. Më 1 tetor në SPB Kumanovë nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se me lëndime te tyre është sjellë J.C.(58) nga Kumanova. Sipas raportit, ai i ka pësuar lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në fabrikë. Prokurori publik u njoftua për rastin dhe një ekip nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës kreu një hetim.
Familjet në Maqedoninë e Veriut, mesatarisht, hedhin 86 kilogramë ushqim në vit për banor, që është 17 kilogramë më shumë se mesatarja në Bashkimin Evropian. Përveç familjeve, mbetjet ushqimore në Maqedoni janë mbi mesataren evropiane edhe në restorante dhe në sektorin e shitjes me pakicë. Familjet evropiane, mesatarisht, krijojnë 69 kilogramë mbetje ushqimore për person në vit, ndërsa familjet në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit kanë hedhur mesatarisht 86 kilogramë ushqim për person. Raporti i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) për Indeksin e Mbetjeve Ushqimore 2024 tregon se në nivel global hidhen çdo vit 1,05 miliardë…
Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikoloski deklaroi në Bruksel se vetëm vetoja e Bullgarisë po e pengon, sipas tij, përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian. Ai tha se vendi është plotësisht i harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe se po zbaton reformat. Nikoloski shprehu shpresën se do të gjendet një mekanizëm që do t’i mundësojë hapjen e negociatave dhe se, pas kësaj, klima politike do të ishte më pozitive. Megjithatë, kuadri i dakorduar i procesit të anëtarësimit përfshin edhe ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Sipas Nikoloskit, çështjet e hapura me fqinjët…
Ekipi i prokurorëve që po vepron në lëndën për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan sot ka dorëzuar mendim negativ dhe ka kërkuar që të refuzohet si i pabazuar propozimi për caktimin e garancisë, i parashtruar nga i akuzuari Dejan Jovanov nga Koçani, transmeton Portalb.mk. Me propozimin është kërkuar nga gjykata që ndaj të akuzuarit të caktohet masë garancie në vlerë të përgjithshme prej 195.820 euro, përkatësisht 12.042.932 denarë, e cila do të përbëhej nga vendosja e hipotekës mbi pasuri të paluajtshme. Megjithatë, sipas Prokurorisë, gjatë marrjes së vendimit, gjykata duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë faktit se deklaratën me…
Provimi i jurisprudencës në shqip, drejt zgjidhjes? Ministria e Drejtësisë përgatit takim me studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike. Por, deri sa ministri Jeton Shasivari vazhdon me konsultime dhe paralajmërime, 52 kandidatë do t’i nënshtrohen sesionit të tetorit në gjuhën maqedonase, 12 prej tyre shqiptarë. Kjo nuk është zgjidhje. Është prolongim. Shasivari, dikur si profesor, kritikonte ministrin e atëhershëm të Drejtësisë për pamundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sot, si ministër, në vend që ta zgjidhë këtë çështje, kërkon edhe më shumë kohë, takime dhe konsultime. E njëjta skemë po përsëritet sikur i kemi…
Një grua është arrestuar në Leposaviq, pasi dyshohet se ka sulmuar me mjet të mprehtë një person. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 tetor, rreth orës 12:20. Viktima, një mashkull kosovar, është dërguar për trajtim mjekësor pas sulmit, transmeton “Bota sot”. Policia njofton se e dyshuara, gjatë shoqërimit, ka sulmuar edhe një zyrtare policore. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Presidenti i Trabzonspor dhe 447 figura të tjera të futbollit në Turqi po hetohen nga Federata Turke e Futbollit për baste të paligjshme, ndërsa futbolli turk vendin mbetet nën mikroskopin e gjyqësorit. Muajin e kaluar, shtatë persona u arrestuan me urdhër arresti të prokurorit, përfshirë kreun e komitetit të arbitrimit të federatës së futbollit, Ferhat Gudogdu. Gjyqësori i bëri këto arrestime si pjesë e një hetimi disamujor për vepra penale që përfshijnë, ndër të tjera, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe akuza për ndërhyrje në proceset e vlerësimit dhe emërimit të gjyqtarëve. Tani federata turke ka njoftuar se po…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shkup, në kuadër të turneut të saj rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për shkak të vizitës së delegacionit të lartë dhe agjendës së saj, SPB Shkup – Njësia për Sigurinë në Komunikacion do të vendosë sot regjim të veçantë të qarkullimit në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të kryeqytetit. Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik për durim dhe respektim të rreptë të urdhrave dhe udhëzimeve të policëve në terren, me qëllim…
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka përshëndetur deputetët e Partisë Demokratike gjatë një aktiviteti zyrtar të organizuar në Tiranë me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë. Gjatë pritjes diplomatike, kryediplomati amerikan është afruar te tavolina ku qëndronin përfaqësuesit e opozitës parlamentare duke zhvilluar një takim dhe përshëndetje me ta. Ky zhvillim vjen në kuadër të fillimit të detyrës zyrtare të Eric Wendt në Shqipëri. Gjatë ditëve të fundit, ambasadori amerikan ka zhvilluar një seri takimesh protokollare me drejtuesit e lartë të institucioneve shtetërore, përfshirë kryeministrin Edi Rama, ministrin për Evropën dhe…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 32-vjeçar dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e ish-partneres së tij në Lavrio dhe ka sulmuar me thikë atë dhe partnerin e saj të ri. Të dy të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë, ndërsa në momentin e sulmit në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit (të plagosurës dhe autorit), të moshës 2 vjeç e gjysmë dhe 1 vjeç e gjysmë. 32-vjeçari, shtetas rumun, ishte i njohur më herët për autoritetet, pasi ish-partnerja e tij e kishte denoncuar pesë herë që nga 27…
Sot shënohet dita e 125 e protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët dhe aktivistë kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike. Në qendër të kërkesave të tyre është edhe anulimi i disa ligjeve, për të cilat protestuesit pretendojnë se cenojnë interesat e shqiptarëve. Gjatë protestës së një dite më parë, pjesëmarrësit përcollën disa thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë. Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë tubimet, duke kërkuar ndryshime politike, ndërsa protesta mbetet e fokusuar te kërkesa për largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike.

