Sot shënohet dita e 125 e protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët dhe aktivistë kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike.
Në qendër të kërkesave të tyre është edhe anulimi i disa ligjeve, për të cilat protestuesit pretendojnë se cenojnë interesat e shqiptarëve.
Gjatë protestës së një dite më parë, pjesëmarrësit përcollën disa thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë.
Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë tubimet, duke kërkuar ndryshime politike, ndërsa protesta mbetet e fokusuar te kërkesa për largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike.



