Një grua është arrestuar në Leposaviq, pasi dyshohet se ka sulmuar me mjet të mprehtë një person.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 tetor, rreth orës 12:20. Viktima, një mashkull kosovar, është dërguar për trajtim mjekësor pas sulmit, transmeton “Bota sot”.
Policia njofton se e dyshuara, gjatë shoqërimit, ka sulmuar edhe një zyrtare policore.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.



