Një punëtor (58) nga Kumanova është lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një fabrikë në rrugën “11 Noemvri” në Kumanovë, njoftojnë nga SPB Kumanovë.
Më 1 tetor në SPB Kumanovë nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se me lëndime te tyre është sjellë J.C.(58) nga Kumanova.
Sipas raportit, ai i ka pësuar lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës në fabrikë.
Prokurori publik u njoftua për rastin dhe një ekip nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kumanovës kreu një hetim.



