Author: Hamdi Kumanova

LSDM kërkon shkarkimin e menjëhershëm të ministrit Ivan Stoilkoviq, duke e akuzuar atë për pjesëmarrje në fushatë politike në Serbi dhe për mbështetje, siç thonë nga LSDM, të “agjendës serbo-ruse”. LSDM reagon ndaj paraqitjes së Stoilkoviq në Manastir së bashku me Milica Gjurgjeviq Stamenkovski – Zavetnica, një ministre në qeverinë teknike të Serbisë. Në deklaratë, partia rendit qëndrimet e saj mbi NATO-n, Rusinë dhe luftën në Ukrainë, si dhe deklaratat e saj në lidhje me Srebrenicën dhe Ratko Mladiçin. “Ajo deklaroi publikisht: nuk pati gjenocid në Srebrenicë. Kjo është në kundërshtim me vendimet përfundimtare të gjykatave ndërkombëtare. Ajo thotë për…

Lexo më Shumë

Një ekzekutim me injeksion vdekjeprurës në shtetin amerikan të Tenesit ka marrë një zhvillim të pazakontë, pasi e dënuara me vdekje, Christa Pike, vijoi të kishte rrahje zemre edhe pasi iu injektuan dy doza të ilaçit të përdorur për ekzekutimin. Pike, 50 vjeçe, u transportua në spital pas ndërprerjes së procedurës, ndërsa avokatët e saj kërkuan ndërhyrje urgjente për ndalimin e ekzekutimit. Sipas ekipit të saj ligjor, gruaja kishte humbur ndjenjat, por zemra e saj vazhdonte të rrihte dhe ajo mund të dëgjohej duke marrë frymë. Avokatët thanë se gjatë procedurës iu administruan dy shiringa me pentobarbital, por ekzekutimi nuk…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron rishikim të mundshëm të buxhetit, për shkak të vrimës buxhetore prej rreth 7 miliardë denarëve. Mungesa e të hyrave lidhet edhe me arkëtimin nga akcizat dhe TVSH-ja, ndërsa në fokus mbeten shpenzimet buxhetore dhe ruajtja e stabilitetit ekonomik. “Kjo do të na kushtojë si Buxhet, sipas llogaritjeve tona, vetëm në bazë të akcizave diku rreth 5 miliardë denarë, që për një ekonomi si e jona dhe një buxhet si i yni është një sakrificë e madhe duke shtuar se për shkak të TVSH-së së reduktuar, pra taksës së vlerës së shtuar, ai numër do të jetë…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”. Sipas raportit të policor, rasti është regjistruar dje rreth orës 15:00. Policia bën të ditur se viktima, pas intervistimit, është kthyer te familja. Ndërkohë, i dyshuari, pas konsultimit me prokurorin, është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin po vazhdojnë nga organet kompetente.

Lexo më Shumë

Sot mbushen 29 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, prej nga ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Sllobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta. Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe…

Lexo më Shumë

Mëngjes me diell dhe më i ftohtë, gjatë ditës temperaturat deri në 26 gradë Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës pritet mot me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 26 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell, me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 25 gradë.…

Lexo më Shumë

Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi të nivelit të mesëm, një strukturë e lidhur me peshën e shërbimeve, industrisë përpunuese, ndërtimit dhe bujqësisë. Sipas një analize që ka bërë Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në vitin 2024 rreth 74% e të punësuarve në Shqipëri ishin të angazhuar në profesione me nivel aftësish të mesme. Vetëm 26% e punësimit përfshin kategori të tjera profesionesh me nivele të ndryshme kualifikimi. Dominimi i profesioneve me aftësi të mesme lidhet me strukturën e ekonomisë shqiptare, ku një pjesë e madhe e vendeve të punës krijohen në sektorë që kërkojnë pak aftësi sesa…

Lexo më Shumë

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e përshëndetën idenë e rikthimit të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian. Gjatë një vizite në Madrid, në një takim me Sánchezin, Macron reagoi ndaj mundësisë së rikthimit të Britanisë me dy fjalë në anglisht: “Welcome back” (“Mirë se u kthyet”). “Nëse britanikët duan të kthehen dhe nëse kryeministri po ecën në atë drejtim, mendoj se ky është një lajm shumë i mirë si për vendin e tij, ashtu edhe për evropianët”, tha Macroni. Megjithatë presidenti francez theksoi se Britania nuk mund të ketë një marrëdhënie selektive me BE-në duke…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij mbledhjen e qeverisë ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Kurti u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka vënë përpara një situate urgjente për veprim. Sipas tij zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe të kushtueshme. “Aktgjykimi i Kushtetuese, i cili prodhoi një normë të re kushtetuese lidhur me rrjedhjen afateve për zgjedhjen e presidentit, na vë përpara një situate urgjente për veprim. Ne kemi një marrëveshje me LDK-në, por e dimë që ajo u shkel e u braktis nga 6 deputetë të saj, përkundër…

Lexo më Shumë

Kryeministri britanik Andy Burnham ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të shqyrtojë të gjitha opsionet për marrëdhënien e saj të ardhshme me Bashkimin Evropian, përfshirë kthimin në BE, për shkak të dëmit të shkaktuar nga Brexit. Kryeministri britanik Andy Burnham ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të shqyrtojë një sërë opsionesh për marrëdhënien e saj të ardhshme me Bashkimin Evropian, duke përfshirë një kthim të mundshëm në bllok. Burnham foli për BBC pasi i tha konferencës vjetore të Partisë Laburiste se Brexit kishte “bërë më shumë dëm sesa dobi”. Ai tha se Britania duhet të marrë në konsideratë…

Lexo më Shumë

Tre të pandehur në çështjen e falsifikimit të lejeve të drejtimit kanë pranuar fajësinë dhe kanë marrë dënime me burg në procedurë të shkurtuar. Të pandehurës së parë, punonjëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme, i është dhënë dënimi me burg prej dy vjetësh e gjashtë muajsh, ndërsa të pandehurit e dytë dhe të tretë janë dënuar me një vit e tre muaj burg. Për të tre është vazhduar masa e paraburgimit, informuan në briefing në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Çështja ka të bëjë me futjen e paligjshme të kategorive në lejet e drejtimit, lëshimin dhe përdorimin e tyre. Nga…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se në disa aksione të ndara në Shkup janë ndaluar pesë persona, si të dyshuar për tregti të paligjshme me substanca narkotike. “Më 29/30.09.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, oficerët e policisë nga Shërbimi i Mbrojtjes Kufitare Shkup privuan nga liria R.R. (50), A.M. (31), S.A. (33) nga Shkupi, D.K. nga fshati Vollkovë, rajoni i Shkupit dhe H.A. (32) nga Berova, sepse tek ata u gjet dhe u sekuestrua substancë pluhuri e bardhë, substancë e trashë, marihuanë dhe një mulli”, njoftom MPB.

Lexo më Shumë