Kryeministri britanik Andy Burnham ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të shqyrtojë të gjitha opsionet për marrëdhënien e saj të ardhshme me Bashkimin Evropian, përfshirë kthimin në BE, për shkak të dëmit të shkaktuar nga Brexit.
Kryeministri britanik Andy Burnham ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të shqyrtojë një sërë opsionesh për marrëdhënien e saj të ardhshme me Bashkimin Evropian, duke përfshirë një kthim të mundshëm në bllok. Burnham foli për BBC pasi i tha konferencës vjetore të Partisë Laburiste se Brexit kishte “bërë më shumë dëm sesa dobi”.
Ai tha se Britania duhet të marrë në konsideratë modele të ndryshme për marrëdhënie afatgjata me Evropën dhe të vendosë se cili do t’i përshtatej më mirë.
“Mund të qëndrojmë aty ku jemi. Ky është sigurisht një opsion, nëse njerëzit mendojnë se ky është një vend i mirë për të qëndruar. Mund të mendojmë për atë që tha George Osborne për bashkimin doganor . Mund të mendojmë për atë që thanë Demokratët Liberalë në konferencën e tyre për tregun e vetëm dhe mund të shkojmë deri në fund”, tha Burnham.
Ish-Kancelari Konservator i Thesarit, George Osborne, ka mbështetur idenë që Britania të bashkohet me një bashkim doganor me BE-në, ndërsa Demokratët Liberalë kanë bërë thirrje që vendi të kthehet në tregun e vetëm evropian. Burnham tha se të gjitha opsionet duhet të vlerësohen në bazë të “asaj që është e realizueshme” dhe avantazheve dhe disavantazheve të secilës.
Në një referendum të vitit 2016, Mbretëria e Bashkuar votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, duke i dhënë fund dekadave të anëtarësimit. Pasoi një periudhë trazirash politike, me qeveritë britanike të detyruara të përballeshin me pasojat ekonomike dhe diplomatike të Brexit-it.



