Sezoni i ngrohjes do të fillojë më 15 tetor 2026 dhe do të përfundojë më 15 prill 2027, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
“Sezoni i ngrohjes mund të fillojë më herët, nga 1 tetori, dhe të përfundojë jo më vonë se 30 prilli, në rast se temperatura mesatare e jashtme e parashikuar për ditën tjetër është e barabartë ose më e vogël se 12 ºC. Sipas Rregullave për Furnizim me Ngrohje dhe Sistemit Tarifor për Shitjen e Ngrohjes, furnizuesi është i detyruar të sigurojë një temperaturë ngrohjeje prej 20+1 ºC në ambientet e ngrohura nga ora 06:00 deri në 22:00 gjatë ditës”, informojnë nga KRRE.
Prandaj, ata u kujtojnë komuniteteve të banesorëve të kontrollojnë instalimet e brendshme dhe instalimet në ndërtesa dhe të paguajnë faturat e energjisë elektrike për nënstacionet e ngrohjes në mënyrë që sezoni i ngrohjes të fillojë pa probleme.



