Gruaja e këngëtarit të njohur Medës ka përjetuar një humbje të rëndë familjare.
Ajo ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka ndërruar jetë gjyshja e saj, të cilën e kujtoi me fjalë tejet emocionuese, shkraun Kosovarja.
Në dedikimin e saj, ajo shprehu dhimbjen e madhe për humbjen, duke thënë se gjyshja i ka lënë kujtime të paharrueshme dhe se do t’i ruajë gjithmonë fjalët dhe këshillat e saj.
Në fund, ajo iu drejtua me një mesazh lamtumire, duke i uruar që Allahu t’i bëjë dritë në botën e përjetshme.

