MPB Maqedoni njofton se në disa aksione të ndara në Shkup janë ndaluar pesë persona, si të dyshuar për tregti të paligjshme me substanca narkotike.
“Më 29/30.09.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, oficerët e policisë nga Shërbimi i Mbrojtjes Kufitare Shkup privuan nga liria R.R. (50), A.M. (31), S.A. (33) nga Shkupi, D.K. nga fshati Vollkovë, rajoni i Shkupit dhe H.A. (32) nga Berova, sepse tek ata u gjet dhe u sekuestrua substancë pluhuri e bardhë, substancë e trashë, marihuanë dhe një mulli”, njoftom MPB.



