Author: Hamdi Kumanova

Andrej Petrov ka paralajmëruar se po përgatit një “dosje serioze” lidhur me mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve të brendshme në LSDM, duke shprehur dyshime se rezultatet nuk e kanë pasqyruar plotësisht vullnetin e anëtarësisë. Në emisionin “Noќno Studio” në 4TV, Petrov tha se e mbështet zgjedhjen e drejtpërdrejtë të kryetarit nga anëtarësia, por kërkon që procesi të garantojë se vendimi vjen realisht nga anëtarët. “Një gjë është të votojë anëtarësia, tjetër gjë është të votojnë çipat”, tha Petrov, duke iu referuar sistemit elektronik të votimit me kartela anëtarësie. Ai deklaroi se materialet janë ende duke u dokumentuar dhe nuk dha…

Lexo më Shumë

Sot, më 30 shtator, përfundon ndalimi i lëvizjes në pyje, i vendosur në përputhje me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, me kërkesë të NP „Pyjet Kombëtare“. Ndalimi fillimisht ishte paraparë të zgjaste nga 1 korriku deri më 31 gusht, por për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së rrezikut për shpërthimin e zjarreve pyjore, ai u zgjat deri më 30 shtator. Gjatë periudhës së ndalimit, lëvizja në pyje ishte e lejuar vetëm me miratim me shkrim, të lëshuar nga degët përkatëse të NP „Pyjet Kombëtare“ dhe nga Parqet Kombëtare, në varësi të zonës që ato menaxhojnë.…

Lexo më Shumë

Një motorist britanik që po udhëtonte nëpër Maqedoni ka ndarë një përvojë të pazakontë me policinë, duke vlerësuar sjelljen e një polici gjatë një ndalimi në mesnatë. Sipas rrëfimit të tij në Facebook, ai fillimisht nuk e dinte se çfarë e priste kur policia e ndaloi gjatë natës. Polici i kontrolloi dokumentet dhe i bëri disa pyetje. Por ndalimi përfundoi ndryshe nga sa kishte menduar. Polici e këshilloi të kujdesej gjatë rrugës dhe i uroi udhëtim të mbarë drejt Londrës. Britaniku e ka ndarë videon dhe përvojën e tij në rrjetet sociale, duke veçuar gjestin miqësor të policit maqedonas. “Maqedoni.…

Lexo më Shumë

Me prezantimin e provave materiale nga ana e Prokurorisë Publike, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku mes të akuzuarve janë ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe ish-drejtori i SHA “Lotaria Shtetërore”, Përparim Bajrami. Në seancën e kaluar, Prokuroria prezantoi dokumentacion të voluminoz lidhur me themelimin e shoqërisë së përbashkët me partnerin e huaj, vendime qeveritare, si dhe transaksione financiare që lidhen me furnizimin e terminaleve të videolotarisë (VLT). Në sallën e gjyqit u prezantuan edhe Programi i punës i SHA “Lotaria Shtetërore” për vitin 2023, kontrata mbi vepër dhe mendimi…

Lexo më Shumë

“Komisioni Evropian po përgatit udhërrëfyes për katër vende, Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Maqedonia nuk është aty, është lënë jashtë. Ne mbetemi të bllokuar. Vetëm në dy vjet e gjysmë me Mickoskin, kemi kaluar nga të qenit liderë në rrugën evropiane në të qenit humbës”, thonë nga LSDM. Sipas tyre, ky është rezultat i Mickoskit. “Në vend të reformave, një politikë izolimi, gënjeshtrash dhe premtimesh boshe. Po humbasim kohë, para, fonde, po humbasim breza që po emigrojnë për shkak të Mickoskit. Nuk ka reforma. Evropa kërkon detyrime të përmbushura, një gjyqësor të pavarur dhe luftë kundër korrupsionit. Fotot…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian po përgatitet për një dimër të vështirë në tregjet energjetike, mes pritshmërive për rritje të forta të çmimeve të naftës dhe gazit. Komisioneri Evropian për Energjinë, Dan Jorgensen, ka paralajmëruar se zhvillimet e shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme po ndikojnë sërish në tregjet energjetike, ndërsa Brukseli po shqyrton masa për të kufizuar ndikimin te konsumatorët dhe industria. Sipas Jorgensen, aktualisht nuk ka një rrezik të menjëhershëm për ndërprerje të furnizimit me energji, por perspektiva e çmimeve shumë të larta të naftës dhe gazit po shton shqetësimet për muajt e ardhshëm. Paralajmërimi u bë gjatë këshillit informal…

Lexo më Shumë

Dy ish-shokë skuadre të Lionel Messit në ekipin kombëtar nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshjen e tij të lamtumirës. Në një deklaratë të lëshuar këtë të martë, AS Roma i ka ndaluar Paulo Dybala dhe Nahuel Molina të marrin pjesë në ngjarjet që lidhen me këtë ndeshje, e cila është planifikuar të zhvillohet në Buenos Aires kundër Beninit, natën e së martës, 6 tetor deri të mërkurën, 7 tetor ora 1 e mëngjesit). Të dy lojtarët nuk janë përfshirë në skuadrën e Lionel Scaloni për këtë ndeshje, as për dy miqësoret e mëparshme kundër Bolivisë…

Lexo më Shumë

Gjykimet për krime lufte nuk mjaftojnë që një shoqëri të përballet me të kaluarën, thotë Denisa Kostovicova, profesoreshë në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE). Ajo i bëri këto komente duke folur për protestat në Kosovë, pas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Pas shpalljes së aktgjykimit, mijëra qytetarë dolën në rrugë për t’i mbështetur të dënuarit. UÇK-ja ishte një formacion gueril që hyri në konflikt të armatosur me forcat ushtarake dhe policore serbe, pas disa vitesh të rezistencës paqësore të udhëheqësve politikë të Kosovës ndaj politikës së…

Lexo më Shumë

Një situatë e pazakontë ka ngritur pikëpyetje në kampin e Portugalisë në prag të përballjes me Danimarkën. Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në stërvitjen e përbashkët të skuadrës, vetëm pak ditë pasi e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Norvegjisë. Kapiteni portugez mbërriti në Eleda Stadion në Malmö, ku kombëtarja po zhvillonte seancën stërvitore, rreth 30 minuta para nisjes së saj. Megjithatë, Ronaldo nuk zbriti në fushë për t’u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit. Ashtu si dy lojtarët e tjerë të dëmtuar, João Félix dhe Francisco Conceição, sulmuesi iu nënshtrua një programi individual. Sipas Federatës Portugeze të Futbollit, arsyeja lidhet…

Lexo më Shumë

Një taksë dixhitale e propozuar nga Parlamenti Evropian mund të gjenerojë deri në 25.2 miliardë euro në vit, duke e bërë atë një nga burimet e mundshme të reja të financimit për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Evropian. Vlerësimi i ri i Parlamentit Evropian është rreth pesë herë më i lartë se parashikimi i Komisionit Evropian. Shifrat u kërkuan nga eurodeputetja çeke Danuše Nerudová, e cila po udhëheq punën parlamentare për këtë çështje. Propozimi vjen në një moment të rëndësishëm për negociatat mbi Kornizën Financiare Shumëvjeçare (KFSH) të ardhshme të BE-së. Shtetet anëtare synojnë të arrijnë një marrëveshje deri në fund…

Lexo më Shumë

Forcat e armatosura të Malit dhe mercenarë rusë të grupit Wagner janë akuzuar për vrasje, tortura dhe abuzime të tjera ndaj civilëve gjatë operacioneve të përbashkëta ushtarake në vend. Akuzat janë ngritur nga Amnesty International në një raport të publikuar së fundmi. Organizata për të drejtat e njeriut dokumentoi vdekjen e të paktën 34 civilëve në shtatë zona të ndryshme në rajonet Ségou, Mopti dhe Timbuktu, gjatë periudhës nga qershori 2023 deri në dhjetor 2025. Sipas Amnesty International, asnjë prej viktimave të dokumentuara nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në luftime në momentin e vdekjes. Raporti përshkruan raste ku civilë u…

Lexo më Shumë

Të hënën në orën 17:50, policia e Tetovës ka arrestuar personin A.D. (35) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit se rreth orës 15:00 para një shtëpie në Tetovë, pas një përplasjeje verbale rreth parkimit të një kamioni me material ndërtimor, ka sulmuar fizikisht fqinjin e tij R.I. (64) nga Tetova. A.D. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë