Ndërsa shteti po zbrazet, diaspora e Maqedonisë së Veriut jashtë vendit po bëhet gjithnjë e më e madhe – dhe kjo jo vetëm për shkak të emigrantëve të rinj, por edhe përmes familjeve që ata krijojnë jashtë kufijve tanë. Si ilustrim, sipas të dhënave jozyrtare, gjatë këtij viti në Australi janë lëshuar rreth 700 pasaporta për filipinase, të cilat kanë lidhur martesë me shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe mbi këtë bazë kanë fituar të drejtën për të marrë pasaporta maqedonase. Praktikisht, në zgjedhjet e ardhshme ato do të kenë të drejtë vote në shtetin tonë dhe do të ndikojnë…
Author: Hamdi Kumanova
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur Kolumbinë më 10 gusht, duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur, sipas të dhënave të fundit. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet e shkaktuara. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka bërë të ditur se po ndjek nga afër situatën dhe, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, e cila mbulon edhe Kolumbinë, është në kontakt me autoritetet kolumbiane. Sipas MEPJ-së, deri tani nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur nga tërmeti. Ministria njofton…
Prej 74 ditësh vijon protesta, me qytetarët që kanë dalë në rrugë duke kërkuar ndryshime dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj situatës politike në vend. Protesta, e cila ka hyrë tashmë në ditën e 74-t, është kthyer në një qëndresë të vazhdueshme. Pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet e tyre dhe kërkesat drejtuar qeverisë, ndërsa tubimet kanë vijuar pavarësisht kalimit të javëve. Organizatorët dhe protestuesit deklarojnë se do të vijojnë mobilizimin, duke kërkuar që zërat e tyre të dëgjohen dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje. Pas 74 ditësh, protesta vijon të mbetet një nga zhvillimet më të rëndësishme të jetës politike dhe…
Shqipëria ka bërë një kapërcim të dukshëm në renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ardhurat për frymë, por ky përmirësim zbehet ndjeshëm sapo në llogari futet kostoja e jetesës. Dy mënyrat e matjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë japin sot dy pamje të ndryshme të pozicionit ekonomik të Shqipërisë. Në treguesin nominal, të shprehur në dollarë amerikanë, Shqipëria është ngjitur në vendin e tretë në rajon, pas Serbisë dhe Malit të Zi, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtare (FMN), Serbia kishte…
Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se muajin e kaluar ndërroi në mënyrë të fshehtë avionin me të cilin po largohej nga samiti i NATO-s në Turqi, pas një kërcënimi të mundshëm ndaj tij. Trump tha se vendimi u mor nga Shërbimi Sekret dhe ushtria amerikane, të cilët i kërkuan të udhëtonte me një avion tjetër. “Unë zgjedh Shërbimin Sekret dhe ushtrinë. Ata donin që unë të udhëtoja me një fluturim tjetër, një aeroplan tjetër. Thjesht duhet të bëj atë që thonë ata”, u tha Trump gazetarëve. Sipas raportimeve të mediave amerikane, më 8 korrik Trump u pa duke hipur…
Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikëve (SQHN), ka lokalizuar dhe vënë nën vëzhgim dy automjete të dyshuara me targa vendore që dyshohej se po transportonin substanca narkotike nga Prishtina në drejtim të Mitrovicës. “Gjatë tentativës për ndalim, të dyshuarit nuk u janë bindur urdhrave zyrtar, me ç’rast kanë goditur zyrtarët policorë në uniformë, ku me qëllim të neutralizimit të rrezikut zyrtarët policorë kanë përdorur pajisjen zyrtare (armën e zjarrit)”, njofton Policia. Automjetet e dyshuara të përfshira në rast janë arritur që të ndalohen nga njësitë policore, ku gjatë kontrollit në njërën nga to është gjetur dhe…
Komentatori politik Ilir Deda ka deklaruar se Kosova po përballet me një nga situatat më të rënda politike e kushtetuese që nga viti 1999. Deda tha se, sipas tij, përmes “lojërave politike” vendi ka dalë jashtë kornizës kushtetuese dhe se normat kushtetuese po shkelen qëllimisht. “Na jemi në situatën ma t’rëndë prej vitit 1999, ku me lojëra politike vendi ka dalë jashtë binarëve kushtetues, ku shkelen qëllimshëm normat kushtetuese”, tha Deda. /Gazeta10
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş, u takua me Zlatan Elek, me kërkesë të tij, në Shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”. Elek shoqërohej nga Igor Simiq, Jovana Radosavljeviq, dhe Milan Radojeviq, bën të ditur KFOR-i. Takimi ofroi një mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi një numër çështjesh, duke përfshirë situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe zbatimin e vazhdueshëm të procesit të shpallur për të optimizuar qëndrimin e KFOR-it. “Komandanti i KFOR-it theksoi se procesi i optimizimit të KFOR-it ka filluar si rezultat i situatës së përmirësuar të sigurisë në Kosovë. Kam përsëritur se ky proces do…
Amazon Web Services po planifikon ndërtimin e një prej qendrave më të mëdha të të dhënave për inteligjencën artificiale në SHBA, por projekti po ngre shqetësime të mëdha për ndikimin e tij në mjedis. Për shkak të kërkesave të jashtëzakonshme për energji, termocentrali që do ta furnizojë këtë qendër mund të emetojë deri në 33 milionë tonë dioksid karboni në vit. Amazon ka konfirmuar investimin në një termocentral të ri me gaz në qarkun Pecos të Teksasit, i cili do të furnizojë me energji një qendër të madhe të të dhënave të kompanisë për zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.…
Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Serbisë nuk janë strategjike, por interesat e ndërsjella që i kanë afruar dy vendet po ndikojnë edhe në mënyrën se si Kievi e trajton çështjen e pavarësisë së Kosovës, vlerësojnë ekspertë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë. I gjithë ky diskutim u nxit pas vizitës së parë zyrtare të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd, ku ai tha se respekton integritetin territorial të partnerëve dhe se qëndrimi i Ukrainës ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës “mbetet i pandryshuar”. Kateryna Shymkevych, eksperte në Qendrën Analitike për Studime Ballkanike me bazë në Ukrainë, thotë se Kievi e…
Votuesit në kantonin e Cyrihut do të votojnë më 27 shtator për një rregullore që do t’u kërkonte të gjitha azileve të të moshuarve, spitaleve dhe klinikave të rehabilitimit të lejojnë vetëvrasjen e asistuar në ambientet e tyre. Aktualisht, një detyrim i tillë zbatohet vetëm për disa institucione publike të kujdesit për të moshuarit, të cilat drejtohen nga komunat ose veprojnë në emër të tyre. Institucionet private mund të vendosin vetë nëse do ta lejojnë këtë praktikë, ndërsa spitalet dhe klinikat e rehabilitimit nuk kanë një detyrim të përgjithshëm në këtë drejtim. Debati në kanton nisi me iniciativën popullore “Vetëvendosje…
Në pikën kufitare Bllatë është parandaluar një tentativë për kontrabandimin e mbi 3 mijë gjilpërave dhe pajisjeve të tjera për tatuazh, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, zyrtarët doganorë gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti transportues, në hyrje të vendit, kanë zbuluar mallrat që shoferi tentoi t’i fuste ilegalisht në shtet. “Gjatë kontrollit, përveç gjilpërave, janë zbuluar edhe 60 paketime me gjithsej 7,2 litra ngjyrë për tatuazh, 150 copë pomadë dhe mjete ndihmëse për tatuazh”, njofton Drejtoria e Doganave. Mallrat janë sekuestruar, ndërsa rasti do të procedohet më tej në përputhje me ligjin.

