Policia e Maqedonisë së Veriut ka zbuluar tetë migrantë, mes tyre dy të mitur, gjatë kontrollit të një automjeti në rrugën rajonale Demir Kapi–Negotinë.
Rasti është zbuluar më 27 tetor, në afërsi të vendit të quajtur “Ostrovo”, ku policia ndaloi një automjet të tipit “Volkswagen Touran”, me targa shqiptare.
Në pranga përfundoi shoferi 40-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, ndërsa migrantët, të cilët deklaruan se vijnë nga Afganistani, u dërguan në Qendrën e Pritjes dhe Transitit në Gjevgjeli.
Shoferi është ndaluar në Stacionin Policor të Negotinës, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.



