Momente paniku janë regjistruar në konviktin studentor “Stiv Naumov” në Shkup, ku një bojler është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar shpërthim dhe përhapje të tymit.
Incidenti ka ndodhur pak minuta pas mesnatës, në barakat e vjetra të konviktit, ku studentët janë shqetësuar nga zhurma e shpërthimit dhe tymi që ka mbushur korridoret.
Sipas informacioneve që studentët kanë ndarë me portalin “Studentarija”, janë aktivizuar sensorët kundër zjarrit, ndërsa falë ndërhyrjes së shpejtë të një studenti, flakët janë shuar.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka persona të lënduar dhe të gjithë studentët janë të sigurt.



