Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Zemrës – 29 shtator, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, vizitoi pikën e kontrolleve falas, të organizuara nga Instituti i Shëndetit Publik në qendrën tregtare „Diamond Mall“, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Këtë vit, Dita Botërore e Zemrës shënohet nën moton: „Sëmundja e zemrës mund të jetë e padukshme: Kap ritmin e zemrës! Mos humb asnjë rrahje!“. Fokusi është në njohjen e simptomave të fshehura, edukimin e popullatës dhe aktivitetet e orientuara drejt sigurimit të qasjes universale në kujdesin kardiologjik dhe kontrollet parandaluese. Në pikën e ISHP-së,…
Author: Hamdi Kumanova
Më 28.09.2026 në orën 11:30 në Njësinë Policore Kamjan është denoncuar se ka shpërthyer zjarr në katin e dytë të një shtëpie në fshatin Bogovinë, në pronësi të XH.B. (58). Me ndërhyrjen e ekipit të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Bogovinë, zjarri është fikur. Persona të lënduar nuk ka. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë .
Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar ndryshime të reja kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë të pushtetit, të cilat pritet të realizohen brenda një deri në dy javët e ardhshme, transmeton 4news.mk. Bëhet fjalë për pozita të zëvendësministrave dhe drejtorëve, ndërsa vendimet përfundimtare do të harmonizohen me partnerët e koalicionit. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kur mund të priten ndryshimet, Mickoski tha se tashmë e ka të qartë se ku do të ketë ndërhyrje. “Përafërsisht e di çfarë, ku dhe si. Duhet ta konfirmojmë në nivel koalicioni dhe kjo do të ndodhë gjatë javës ose dy javëve…
Më 28.09.2026 në orën 15:50 në SPB Tetovë është denoncuar se në fshatin Kamjan, një 14-vjeçar nga fshati Kamjan që po drejtonte një trotinet elektrik (monopatinë), ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
Një mosmarrëveshje për parkimin e një kamioni me material ndërtimor ka përfunduar me dhunë fizike në Tetovë. SPB Tetovë njofton se më 28 shtator është arrestuar A.D. (35) nga Tetova, pasi dyshohet se rreth orës 15:00 ka sulmuar fizikisht fqinjin e tij 64-vjeçar pas një debati verbal. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet procedurë përkatëse.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske lidhur me kritikat në fushën e infrastrukturës arsimore, se çfarë ka bërë Qeveria në 2 vitet dhe 3 muajt e kaluar për përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe studentët, deklaroi: „Sa i përket infrastrukturës arsimore, në këtë moment mund të them se Qeveria ka investuar më shumë se 90 milionë euro për këta 26-27 muaj. Prej të cilave gjysma janë drejtpërdrejt nga Ministria e Arsimit, në pjesën e konvikteve studentore. Ja, nesër një konvikt i tillë i ri, i rikonstruktuar, modern, bashkëkohor…
Një mosmarrëveshje për parkimin e një kamioni me material ndërtimor ka përfunduar me dhunë fizike në Tetovë. SPB Tetovë njofton se më 28 shtator është arrestuar A.D. (35) nga Tetova, pasi dyshohet se rreth orës 15:00 ka sulmuar fizikisht fqinjin e tij 64-vjeçar pas një debati verbal. I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet procedurë përkatëse.TS
Dy persona kanë mbetur me lëndime të rënda trupore në një aksident komunikacioni që ndodhi në fshatin Dobrosht informon Tetovasot. Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën rajonale Jazhincë–Tetovë mes një motoçiklete dhe një automjeti “Golf”. Lëndime të rënda pësuan drejtuesi i motoçikletës S.M. (41) nga Dobroshti dhe bashkëudhëtari i tij D.N. nga Gllogja. Ata u trajtuan në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa policia kreu këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur hetim ndaj tre personave, nën dyshimin për vepra të rënda penale, transmeton 4news.mk. Personi i parë dyshohet për veprën penale “Terrorizëm”, ndërsa së bashku me dy të dyshuarit e tjerë hetohet edhe për prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar me armë dhe lëndë shpërthyese. Hetimi mbështetet në prova të siguruara gjatë procedurës parahetimore, dokumentacion nga një lëndë që tashmë është në fazën e gjykimit, si dhe prova të siguruara përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore Penale në Shkup që ndaj të tre…
Në Sllupçan është paralajmëruar një marsh protestues për të premten, më 2 tetor, në orën 18:00, në sheshin “Dëshmori i Kombit Beqir Sadiku”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas Këshillit Organizativ, marshi lidhet me procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Organizatorët e paraqesin tubimin si jopartiak dhe kanë ftuar partitë politike shqiptare, familjet e dëshmorëve, veteranët, studentët, intelektualët, shoqërinë civile dhe qytetarët që t’i bashkohen. Në thirrje theksohet se protesta do të jetë paqësore dhe qytetare, ndërsa pjesëmarrësve u kërkohet respektimi i rendit publik.
SPB Tetovë njofton se janë ndaluar katër shtetas polakë pasi dëmtuan derën e magazinave ushtarake në Erebinë në Tetovë. “Më 28.09.2026 në orën 18:24, nga ana e Policisë Ushtarake të URMV-së, në SPB Tetovë është denoncuar se në vendin e quajtur “Erebinë” në Tetovë, ku gjenden magazina ushtarake, disa persona me katërrotorë (ATV) kanë dëmtuar derën e hyrjes së objektit. Ushtarët që ishin në roje në vendin e ngjarjes kanë ndaluar katër persona, të gjithë shtetas të Polonisë: H.M.A. (55), D.K.V. (55), K.V. (41) dhe K.J.R. (36), ndërsa tre persona të tjerë me katërrotorë janë dhënë në arrati. …
„Rent kudo, dyke bërtitur, Nëpër shekuj faqe-ndritur, Se i vogli shtrin viganin Dhe i shtypuri tiranin, Veç e tok, Tok, or Marathonomak!“ Fan S. Noli Nga Marathonomaku i Nolit, simbol i qëndresës dhe vullnetit, te maratonisti ynë Isni Aliji, që sfidoi veten në një nga maratonat më prestigjioze të botës Maratonën e Berlinit. Plot 42,195 kilometra, mes dhjetëra mijëra garuesve nga e gjithë bota, Isniu e kaloi vijën e finishit me kohën 4:50:31. Të kalosh vijën e finishit të një maratone të këtij niveli nuk është thjesht një rezultat sportiv. Është dëshmi e vullnetit, disiplinës, sakrificës dhe këmbënguljes…

