Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur hetim ndaj tre personave, nën dyshimin për vepra të rënda penale, transmeton 4news.mk.
Personi i parë dyshohet për veprën penale “Terrorizëm”, ndërsa së bashku me dy të dyshuarit e tjerë hetohet edhe për prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar me armë dhe lëndë shpërthyese.
Hetimi mbështetet në prova të siguruara gjatë procedurës parahetimore, dokumentacion nga një lëndë që tashmë është në fazën e gjykimit, si dhe prova të siguruara përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore Penale në Shkup që ndaj të tre të dyshuarve të caktohet paraburgim prej 30 ditësh.



