„Rent kudo, dyke bërtitur,
Nëpër shekuj faqe-ndritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veç e tok,
Tok, or Marathonomak!“
Fan S. Noli
Nga Marathonomaku i Nolit, simbol i qëndresës dhe vullnetit, te maratonisti ynë Isni Aliji, që sfidoi veten në një nga maratonat më prestigjioze të botës Maratonën e Berlinit.
Plot 42,195 kilometra, mes dhjetëra mijëra garuesve nga e gjithë bota, Isniu e kaloi vijën e finishit me kohën 4:50:31.
Të kalosh vijën e finishit të një maratone të këtij niveli nuk është thjesht një rezultat sportiv. Është dëshmi e vullnetit, disiplinës, sakrificës dhe këmbënguljes deri në kilometrin e fundit.
Urime, Isni!
Na bëre krenarë si bashkëvendës dhe dëshmove se me vullnet, punë dhe këmbëngulje, çdo finish mund të arrihet.
Edhe shumë kilometra, sfida dhe suksese të mëdha përpara!
Menshir Misini



