Author: Hamdi Kumanova

SPB Tetovë njofton se janë ndaluar katër shtetas polakë pasi dëmtuan derën e magazinave ushtarake në Erebinë në Tetovë. “Më 28.09.2026 në orën 18:24, nga ana e Policisë Ushtarake të URMV-së, në SPB Tetovë është denoncuar se në vendin e quajtur “Erebinë” në Tetovë, ku gjenden magazina ushtarake, disa persona me katërrotorë (ATV) kanë dëmtuar derën e hyrjes së objektit. Ushtarët që ishin në roje në vendin e ngjarjes kanë ndaluar katër persona, të gjithë shtetas të Polonisë: H.M.A. (55), D.K.V. (55), K.V. (41) dhe K.J.R. (36), ndërsa tre persona të tjerë me katërrotorë janë dhënë në arrati. …

Lexo më Shumë

„Rent kudo, dyke bërtitur, Nëpër shekuj faqe-ndritur, Se i vogli shtrin viganin Dhe i shtypuri tiranin, Veç e tok, Tok, or Marathonomak!“ Fan S. Noli Nga Marathonomaku i Nolit, simbol i qëndresës dhe vullnetit, te maratonisti ynë Isni Aliji, që sfidoi veten në një nga maratonat më prestigjioze të botës Maratonën e Berlinit. Plot 42,195 kilometra, mes dhjetëra mijëra garuesve nga e gjithë bota, Isniu e kaloi vijën e finishit me kohën 4:50:31. Të kalosh vijën e finishit të një maratone të këtij niveli nuk është thjesht një rezultat sportiv. Është dëshmi e vullnetit, disiplinës, sakrificës dhe këmbënguljes…

Lexo më Shumë

Rreth 500 kilogramë ushqime janë sekuestruar gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm inspektues të zhvilluar këtë mëngjes në aksin nga Qendra Tregtare “Mavrovka” deri te Bit-Pazari në Shkup. Aksioni ishte i përqendruar te tezgat e vendosura në mënyrë të paligjshme përgjatë bulevardit “Krste Petkov Misirkov”, ku pika të improvizuara shitjeje ishin vendosur në shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta. Kontrolli u zhvillua nga inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, në koordinim me inspektorët komunalë të Qytetit të Shkupit, Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari bëjnë të ditur se…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Nën thjerrë” të televizionit Alfa, duke folur për vizitën në SHBA, theksoi se delegacioni qeveritar pati një ofensivë aktive diplomatike, u realizuan disa takime ekonomike dhe politike, të gjitha me qëllim zhvillimin e Maqedonisë. “Vizitën në SHBA do ta ndaja në dy pjesë, në Uashington dhe Nju Jork. Në Uashington patëm takime që për mua janë takime me karakter thelbësor, por edhe politik. Nga takimet në Kongres, veçanërisht do ta veçoja takimin në Agjencinë Financiare të Zhvillimit (DFC), e cila praktikisht në këtë moment ka një portofol financiar…

Lexo më Shumë

Aleksandar Vuçiq, i cili së fundmi ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë, ka folur për CNN lidhur me zhvillimet politike në vend, zgjedhjet e ardhshme, por edhe për varrimin e ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq. Duke folur për varrimin e Mlladiqit dhe reagimet që pasuan, Vuçiq ka thënë se nuk sheh arsye që Serbia të japë shpjegime apo të arsyetohet për këtë çështje. “Nuk shoh pse duhet të arsyetohemi; nuk kemi bërë asgjë të keqe”, ka deklaruar Vuçiq për CNN. Mlladiqi, i dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, ka…

Lexo më Shumë

Pesë migrantë janë zbuluar të fshehur në një automjet transportues që po sillte mallra nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit, migrantët u zbuluan nga doganierët në Tetovë. Ata kanë deklaruar se janë shtetas të Egjiptit. Për rastin është njoftuar policia e Tetovës, së cilës i janë dorëzuar pesë personat për procedurë të mëtejshme. Burimi: Pa Censurë

Lexo më Shumë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, mori pjesë në Takimin e dytë ministror për Ujin të bashkimit për Mesdheun (UfM) në Romë, ku theksoi nevojën për bashkëpunim të fuqishëm rajonal në kushtet e sfidave serioze klimatike. Në tubimin i cili bashkon vendet e rajonit euro-mesdhetar, ai theksoi se thatësirat, vërshimet dhe ndotja kërkojnë veprim të përbashkët dhe qasje të koordinuar në basenet e lumenjve ndërkufitarë, pasi uji i përbashkët nënkupton edhe përgjegjësi të përbashkët. Në fjalën e tij, ministri Hoxha iu referua rëndësisë së qasjes së integruar që lidh sektorin e ujërave me energjetikën, bujqësinë dhe…

Lexo më Shumë

Nga 1 dhjetori hyn në fuqi rregullorja e re për pushimet mjekësore në Maqedoninë e Veriut. Mjekët amë do të mund të japin pushim mjekësor pa konstatim specialisti për maksimumi 5 ditë, në vend të 7 ditëve sa është aktualisht. Sipas Fondit të Sigurimit Shëndetësor, nga viti 2021 deri në 2025 numri i pacientëve është rritur me 6.7%, ndërsa numri i pushimeve mjekësore të hapura është rritur me 33.4%. Nga 326 kërkesa për kontrolle të jashtëzakonshme këtë vit, 110 kanë të bëjnë me sektorin publik dhe 56 me atë privat. Janë raportuar raste ku persona në pushim mjekësor janë…

Lexo më Shumë

Një shpërthim i tubit të ujit të nxehtë ka shumë të ngjarë të jetë arsyeja e kaosit në njërën nga ndërtesat administrative më të frekuentuara në kryeqytet, “Nova Makedonija”. Sipas informacioneve fillestare, një tub shpërtheu këtë mëngjes, pas së cilës kati i parë i ndërtesës u përmbyt plotësisht në një kohë të shkurtër,raporton Faktiditor.info Për shkak të seriozitetit të defektit dhe sasisë së madhe të ujit që filloi të përhapet në të gjithë ambientet, ekipet teknike kompetente reaguan menjëherë. Për arsye sigurie, me qëllim parandalimin e një qarku të shkurtër ose një zjarri më serioz, energjia elektrike në të…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët për afatin dhe dokumentet e nevojshme për vazhdimin e bursave. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë studentët që kanë përfituar bursë studentore në një nga vitet e mëparshme akademike dhe që i plotësojnë kushtet kontraktuale, se aplikimi për vazhdimin e të drejtës për bursë do të jetë i hapur nga 1 deri më 30 tetor 2026. Për vazhdimin e bursës, studentët duhet të ngarkojnë në mënyrë elektronike dokumentet e kërkuara, përfshirë: vërtetimin për regjistrimin e semestrit ose vitit të ardhshëm akademik; vërtetimin me provimet e dhëna, të lëshuar…

Lexo më Shumë

Një 83-vjeçar ka humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në shtëpinë e tij në Berovë. Sipas policisë, zjarri është shuar nga zjarrfikësit, ndërsa pronari i shtëpisë, S.B. (83), ka ndërruar jetë si pasojë e intoksikimit nga tymi. Në vendin e ngjarjes kanë kryer këqyrje prokurori publik dhe ekipi i NJPB Berovë, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për procedurat e mëtejshme ligjore, raporton Tetovasot.

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj A.J. (34) nga Tetova, nën dyshimin për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Sipas policisë, më 22 shtator 2026, gjatë një bastisjeje të kryer në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse ku qëndronte i dyshuari, është gjetur dhe konfiskuar heroinë. Pas dokumentimit të rastit është dorëzuar kallëzimi penal përkatës, raporton Tetovasot.

Lexo më Shumë