SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj A.J. (34) nga Tetova, nën dyshimin për veprën penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Sipas policisë, më 22 shtator 2026, gjatë një bastisjeje të kryer në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse ku qëndronte i dyshuari, është gjetur dhe konfiskuar heroinë.
Pas dokumentimit të rastit është dorëzuar kallëzimi penal përkatës, raporton Tetovasot.



