Author: Hamdi Kumanova

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka propozuar ndryshime në drejtimin e dy ambasadave të Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi parashikon një shkëmbim mes dy ambasadorëve aktualë. Denion Mediani, i cili ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, pritet të marrë detyrën e ambasadorit në Kosovë, ndërsa Petrit Malaj, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Kosovë, pritet të jetë ambasador në Maqedoninë e Veriut. Të dy ambasadorët pritet të dalin në ditët në vijim përpara Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku do të zhvillojnë edhe seancat dëgjimore përkatëse.

Lexo më Shumë

Policia gjatë fundjavës ka zhvilluar disa kontrolle në Kumanovë, Shtip, rajonin e Tetovës, Shkup dhe Gostivar, ku janë gjetur marihuanë dhe substanca të ndryshme të bardha. Në Kumanovë, ekipi mobil “Task Force”, së bashku me policinë, ka arrestuar P.D. (18) nga Kojnara e Poshtme. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur një substancë e bardhë në formë kokrrizash. Në Shtip është arrestuar I.M. (31) nga Erxhelia e Sveti Nikollës, tek i cili gjithashtu është gjetur substancë e bardhë. Në rrugën lokale në Pallçisht të Epërm është arrestuar M.I. (23) nga Tetova. Ai ishte pasagjer në një “BMW”, ndërsa tek ai janë…

Lexo më Shumë

Pas vdekjes së 13-vjeçarit, i cili ishte plagosur në një incident të dhunshëm në Çair të Shkupit, organizata “Zëri kundër dhunës” ka kërkuar që institucionet të hetojnë në mënyrë të plotë rrethanat e rastit dhe të sqarojnë nëse kishte paralajmërime apo sinjale të mëhershme për rrezikun. Nga organizata kanë shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e të miturit, duke theksuar se humbja e tij nuk duhet të pasohet vetëm nga deklarata dhe premtime që harrohen pas disa ditësh. “Edhe një herë kërkojmë që shteti të ndërmarrë masa gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna. Sot kërkojmë edhe përgjigje: kush…

Lexo më Shumë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë ketë javë një turn ë Ballkanin Perëndimor, ku do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, Von der Leyen do ta nisë vizitën të mërkurën, më 30 shtator, në Tiranë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ajo pritet të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të vendit, ndërsa më 1 tetor, presidentja e Komisionit Evropian do të udhëtojë drejt Prishtinës. Gjatë vizitës në Kosovë, Von der Leyen do të zhvillojë takime të ndara me ushtruesen e detyrës së Presidentes,…

Lexo më Shumë

Flying Tiger Copenhagen, i njohur për dizajnin danez, produktet krijuese dhe çmimet e përballueshme, vazhdon të forcojë praninë e tij në Ballkanin Perëndimor. Marka është gjithashtu e pranishme në Maqedoninë e Veriut, me dyqane në East Gate Mall dhe Skopje City Mall në Shkup, Palma Mall në Tetovë dhe Bliss Mall në Manastir. Silvio Qyqja, Drejtor Ekzekutiv i Flying Tiger Copenhagen për Ballkanin Perëndimor, flet për zhvillimin e markës në rajon, planet për zgjerim të mëtejshëm dhe ndryshimet në sektorin e shitjes me pakicë. Sipas tij, potenciali i rajonit bazohet te konsumatorët që janë të hapur ndaj markave ndërkombëtare dhe…

Lexo më Shumë

Në Shkup, më 24 dhe 25 shtator, u mbajt konferenca kushtuar 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, organizuar nga organizata joqeveritare gjermane „Pro Peace“. Në konferencë, ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se vendi e mori statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian kryesisht falë zbatimit të suksesshëm të Marrëveshjes së Ohrit, transmeton Pa Censurë. “E morëm statusin kandidat për anëtarësim në BE kryesisht për shkak të zbatimit të suksesshëm të Marrëveshjes së Ohrit. Por ky fakt nuk është vlerësuar sa duhet nga maqedonasit”, deklaroi Pendarovski. Ai theksoi se maqedonasit dhe shqiptarët ende kanë…

Lexo më Shumë

Speca dhe 14 tonë rrush të kthyer nga jashtë për pesticide përfundojnë në tregun e Maqedonise. Katër dërgesa me produkte bujqësore të kthyera nga Bullgaria dhe Mali i Zi, pasi në kontrollet atje ishin konstatuar pesticide mbi kufijtë e lejuar, kanë përfunduar në tregun e Maqedonisë së Veriut. Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), bëhet fjalë për tri dërgesa me speca dhe një me rrush të kuq, të kthyera gjatë tre muajve të fundit. Pas kthimit në vend, mostrat janë analizuar në laboratorë vendorë dhe nuk janë konstatuar mbetje pesticidesh, ndaj AUV-ja i ka liruar për qarkullim…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë. LAMM njofton se që nga 15 prilli, rruga…

Lexo më Shumë

Një punonjës i kushton një punëdhënësi në Maqedoni mesatarisht pothuajse 13 mijë euro në vit, sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave për vitin 2024. Kostoja mesatare vjetore për punonjës ishte 788,066 denarë, ndërsa kostoja për orë pune aktuale ishte 450 denarë. Mesatarisht, një punonjës ka punuar 1,752 orë në vit. Kostot më të larta për punonjës u regjistruan në sektorin “Informacion dhe Komunikim” – 1,453,846 denarë në vit. Pas kësaj vijnë minierat dhe guroret me 1,028,458 denarë, aktivitetet financiare dhe sigurimet me 1,101,922 denarë dhe furnizimi me energji elektrike, gaz dhe avull me 1,116,070 denarë.…

Lexo më Shumë

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë gjatë ditës së djeshme. Në rastin e parë, të raportuar rreth orës 10:35, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka pasur sjellje arrogante ndaj viktimës, mashkull kosovar, duke e ofenduar me fjalë. I dyshuari më pas është larguar nga shtëpia dhe ndodhet në kërkim policor. Ndërsa në rastin e dytë, të raportuar rreth orës 17:30, e dyshuara, shtetase kosovare, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës, femër kosovare. Lidhur me rastin, palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë…

Lexo më Shumë

Rruga nëpërmjet Maqedonisë së Veriut i përfundoi në intervistim nga autoritetet e sigurisë për Fadil Pushkollin. Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendoreFoto: Laura Hasani Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore Aktuale September 28, 2026 – 07:58 Shpërndaje: Rruga nëpërmjet Maqedonisë së Veriut i përfundoi në intervistim nga autoritetet e sigurisë për Fadil Pushkollin. Por jo vetëm ky veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndaluar nga policia maqedonase. Në korrikun e vitit 2024, Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, u ndalua në pikën…

Lexo më Shumë

Prodhuesit europianë të automjeteve po përballen me rënie të prodhimit, konkurrencën e fortë kineze dhe kapacitete të mëdha të pashfrytëzuara. Në një kohë kur Europa po rrit shpenzimet për mbrojtjen, kompanitë e makinave po shohin industrinë ushtarake si një mundësi të re për të mbajtur gjallë fabrikat dhe zinxhirët e furnizimit. Fabrika e Ford në Dagenham të Londrës është një nga shembujt më domethënës të kësaj kthese. Aty prodhohen motorë diesel për automjete të ndryshme, ndërsa kompania po synon të hyjë më fuqishëm edhe në tregun e mjeteve ushtarake. Një variant i modifikuar i Ford Ranger, i përshtatur për…

Lexo më Shumë