Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.
Në rastin e parë, të raportuar rreth orës 10:35, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka pasur sjellje arrogante ndaj viktimës, mashkull kosovar, duke e ofenduar me fjalë. I dyshuari më pas është larguar nga shtëpia dhe ndodhet në kërkim policor.
Ndërsa në rastin e dytë, të raportuar rreth orës 17:30, e dyshuara, shtetase kosovare, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës, femër kosovare.
Lidhur me rastin, palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.



