SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj Q.B. (26) nga Tetova për veprën penale “lëndim trupor”. Sipas njoftimit të policisë, më 5 prill 2026, i dyshuari ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Pas dokumentimit të rastit është ngritur kallëzimi penal përkatës, raporton Tetovasot.
Author: Hamdi Kumanova
Një pacient nga Shkupi (70 vjeç) është viktima e dhjetë me virusin e Nilit Perëndimor në Maqedoni. Ai vdiq këtë fundjavë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ku mjekët luftuan për jetën e tij për më shumë se një muaj, njoftoi sot në një konferencë për shtyp drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Fadil Cana. Deri më tani janë regjistruar gjithsej 70 raste të personave të infektuar me virusin. Kanë vdekur gjithsej 10 pacientë, nëntë nga Shkupi dhe një nga Kumanova, kryesisht të moshuar me sëmundje të shumëfishta komorbiditete.
Më 27.09.2026 në orën 21:30 në rrugën “Ljubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova, i cili në prani të prindit është kapur duke drejtuar një moped “Aprilia” pa leje drejtimi. Mopedi është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 28.09.2026 në orën 00:10 në Stacionin Policor të Gostivarit, L.M. (21) me banim në Gostivar, ka denoncuar se rreth orës 21:50 më 27.09.2026, në sallën e sportit të një shkolle të mesme të Gostivarit, është sulmuar fizikisht nga A. “N” nga lagja Grudajcë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Policia dhe shërbimi inteligjent i shtetit, nën udhëheqjen e prokurorisë janë duke zhvilluar aksion në rajonin e Shkupit. Sipas informacioneve të para, janë ndaluar disa persona nën dyshime për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me terrorizëm, përcjell Pa Censurë. “Nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), në territorin e Shkupit është duke u zhvilluar një aksion i MPB-së dhe ANB-së në disa lokacione. Janë ndaluar disa persona nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që lidhen me terrorizmin. Pas përfundimit të aksionit, publiku do…
Më 28.09.2026 në orën 01:30 në fshatin Debresh, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga fshati Dobridoll, i cili drejtonte një automjet pasagjerësh “BMW” me targa të Gostivarit pa leje drejtimi, e dënueshme sipas nenit 297-a të KP. Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Tre të mitur janë kapur duke drejtuar automjete pa patentë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, njoftoi SPB Tetovë. Në Kamjan, policia ndaloi një 16-vjeçar që drejtonte një “Land Rover” pa dokumentacion dhe pa patentë. Automjeti u sekuestrua. Po në Tetovë, një tjetër 16-vjeçar u kap duke drejtuar një moped “Aprilia” pa leje drejtimi, ndërsa në Debresh një 17-vjeçar nga Dobërdolli u ndalua duke drejtuar një “BMW”, gjithashtu pa patentë. Të tre automjetet janë sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të rasteve policia do të parashtrojë kallëzimet përkatëse.
Komisioni për Vendimmarrje për Kundërvajtje pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kryer kontrolle në më shumë se 30 qendra grumbulluese të produkteve bujqësore dhe hortikulturore në disa komuna të vendit. Kontrollet janë zhvilluar në qendrat grumbulluese në territorin e komunave Gjevgjeli, Strumicë, Krivogashtan dhe Resnjë, ndërsa në fokus kanë qenë, ndër të tjera, edhe grumbullimi i specave dhe mollëve. Sipas Komisionit, kontrollet janë realizuar përmes inspektimeve të drejtpërdrejta, si dhe mbledhjes së të dhënave dhe dokumentacionit nga qendrat grumbulluese. Qëllimi ka qenë të përcaktohet mënyra e formimit të çmimeve të blerjes, kushtet në të cilat realizohet grumbullimi i produkteve,…
LSDM-ja akuzoi sot qeverinë se po planifikon të hapë miniera të reja dhe të shfrytëzojë antimonin, si dhe të zbatojë projekte të qendrave të të dhënave, të cilat partia pretendon se janë në interes të kompanive private. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, në një konferencë për shtyp, përmendi Ilovica-Shtuka, Kazandol, Plavica, Kadiica dhe Luke si vende ku, sipas tyre, janë planifikuar projekte të reja minerare, dhe tha se janë planifikuar edhe eksplorime gjeologjike në malin Kozhuv. “Një grabitje e madhe e Maqedonisë është duke u zhvilluar! Pesë miniera të reja. Ilovica-Shtuka, Kazandol, Plavica, Kadiica, Luke, gërmime gjeologjike të planifikuara në…
Qeveria ka vazhduar masën për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për naftën, duke e mbajtur normën në 10 për qind, në vend të 18 për qind, deri më 12 tetor 2026. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila tha se masa synon të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet me pakicë të karburanteve dhe të kufizojë ndikimin e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. “Me vazhdimin e kësaj mase ndikojmë drejtpërdrejt në çmimet me pakicë të karburanteve dhe kufizojmë bartjen e presioneve të jashtme të çmimeve te çmimet e produkteve dhe shërbimeve të…
Një grua nga Shkupi u gjet e vdekur në një automjet në autostradën Gjevgjeli-Veles mbrëmë, trupi i saj është dërguar për autopsi, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme – Veles. “Në orën 19:40 në SPB Veles është denoncuar se në rrugën Gjevgjeli – Veles, në automjetin Volkswagen Passat me targa të Shkupit është gjetur e vdekur M.D., 56 vjeç, nga Shkupi”. “Një mjek i Ndihmës së shpejtë konstatoi se nuk kishte shenja dhune, ndërsa një ekip inspektimi nga SPB Veles kreu inspektimin. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e…
Për dëbimin e qindra mijëra shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1999, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë nis gjykimi në mungesë ndaj 21 personave të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të pandehurit dyshohen se gjatë periudhës janar–qershor 1999 kanë ushtruar autoritet dhe kontroll efektiv mbi forcat që vepronin nën përgjegjësinë e tyre gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. Prokuroria pretendon se ata kanë qenë në dijeni për veprimet e forcave nën komandën ose kontrollin e tyre, përmes raporteve operative, komunikimeve të brendshme dhe pranisë në terren. Në aktakuzë përmenden shkatërrimi dhe djegia e…

