Tre të mitur janë kapur duke drejtuar automjete pa patentë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, njoftoi SPB Tetovë.
Në Kamjan, policia ndaloi një 16-vjeçar që drejtonte një “Land Rover” pa dokumentacion dhe pa patentë. Automjeti u sekuestrua.
Po në Tetovë, një tjetër 16-vjeçar u kap duke drejtuar një moped “Aprilia” pa leje drejtimi, ndërsa në Debresh një 17-vjeçar nga Dobërdolli u ndalua duke drejtuar një “BMW”, gjithashtu pa patentë.
Të tre automjetet janë sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të rasteve policia do të parashtrojë kallëzimet përkatëse.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Arrestohen disa persona të dyshuar për terrorizëm, aksion i policisë dhe shërbimit inteligjent në Shkup
- Shqipëria ndryshon kurs? Rama presion BE-së: Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit luaj me lojëra kineze…
- BDI: Borxhi i Komunës së Tetovës është 31 milionë euro
- Shoqërohet 17 vjeçari që drejtonte BMW pa leje, konfiskohet mjeti
- Të mitur në timon pa patentë në Tetovë e Gostivar, policia ua sekuestron automjetet
- Kush po e ‘përzien’ çmimin e ajvarit në Maqedoni?
- Kuzeska: Do ta bllokojmë planin për minierat
- Vazhdon masa për uljen e TVSH-së për naftën: Norma 10% deri më 12 tetor



