Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën Ndërqeveritare foli për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Kreu i qeverisë mori si shembull shtatë fëmijët e Ursula von der Leyen. Kreu i qeverisë u shpreh se Ursula shtatë fëmijët e saj i ka rritur rreth tavolinës dhe se nuk i ka thënë dikujt që shko luaj me gangsterin rus apo me lojërat kineze.
Sipas Ramës, Europa nuk mund të lërë askënd jashtë tavolinës së saj, por se mund të vendosë kritere që përcaktojnë se “kush mund të jetë në këtë tavolinë dhe pastaj edhe zëri i çdo anëtari nuk mund të jetë njësoj, madje edhe ushqimi i tyre nuk mund të jetë njësoj”.
Dhe njëherë bëri thirrje që BE të mbajë afër vendet e Europës për integrimin në bazë të meritës, pasi “ndryshe ata mund të shikojnë nga Kina e Rusia”.
Edi Rama: Unë shpresoj shumë që të mos na lini në baltë. Nëse do na linit ne si Ballkan, do linit në baltë edhe veten.
Nëse Europa do linte në baltë Ballkanin Perëndimor, do të ishte një dështim shumë i madh. Ka nga ata që ngurrojnë që ta shikojnë Ballkanin Perëndimor pjesë të Europës. Pavarësisht ngurrimit apo zellit, uroj që të gjithë të gjejnë rrugën për të dhënë një sinjal shumë të fortë.
Nuk është e vështirë që të gjendet një rrugë e tillë, është shumë e thjeshtë. Është si ai moment i Helmut Koln, që ra Muri i Berlinit. Ai tha se tani ne jemi bashkë. Nga ai moment e tutje nisi ai momenti i riibashkimit, e mbase nuk ka përfunduar totalisht, sepse dallime ka akoma. Vendimet politike duhet të merren dhe proceset të ndërmerren, në bazë të meritës, sipas meritës që kanë vendet.
Shtatë fëmijë ka Ursula dhe shtatë kandidatë ka për në BE. Ajo nuk i tha vajzës që luaj me gangsterin rus atje në cep. Ajo nuk i tha djalit shko e luaj me lojëra kineze, se nuk mund të jesh pjesë e tavolinës. Jo, duhet të jesh në tavolinë.
Pa dyshim që jo të gjithë aty në tavolinë nuk kishin të njëjtën tonalitet zëri. Duhet të themi që “hajde të gjithë rreth kësaj tavoline”. Pastaj t’i lihet çdo gjëje meritokracisë, nëse po punon për një kapitull tjetër atëherë je një nga fëmijët e Ursulës, që nuk është rritur ende. Ne duam të jemi pjesë e Europës.
The post Shqipëria ndryshon kurs? Rama presion BE-së: Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit luaj me lojëra kineze… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


