Është mbyllur mes tymit të flakadanëve dita e 120-të e protestave kundër qeverisë Rama. Protestuesit sot edhe më të vendosur kërkuan dorëheqjen dhe arrestimin e Edi Ramës, duke iu kundërpërgjigjur se ai është koka e krimit.
Pas deklaratave të Ramës në Rinas mesditën e sotme pas mbërritjes nga SHBA, protestuesit edhe më të revoltuar u shprehën se kryeministri nuk ka rrugë tjetër por duhet të hetohet nga SPAK dhe BKH.
Marshimi drejt kryeministrisë nisi si gjithnjë në ora 19:00 ku më pa u mbajtën fjalime për gati 2 orë. Qytetarët bënë përgjegjës kryeministrin për skandalet, ku më fundit është ai me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Thirrja e tyre ishte për arrestimin e tij dhe të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Aktivistët bënë me dije se më 3 tetor diaspora shqiptare do organizohet për një tubim para Komisionit Europian, për t’i thënë Europës se nuk mund të negociojë me “kokën e krimit”.
Pas fjalimeve, marshimi kaloi nga qendra dhe parlamenti, për të vijuar më pas me stadiumin “Air Albania” dhe sërish në bulevard para kryeministrisë, shoqëruar me kore dhe pankarta.
The post Mbyllet dita e 120-të, protestuesit i kundërpërgjigjen Ramës: Ti je koka e krimit! SPAK dhe BKH ta arrestojnë! Më 3 tetor tubim para Komisionit Europian appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


