Analisti Andi Bushati ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mbajtur në aeroportin e Rinasit. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Bushati e cilëson fjalimin e kryeministrit si një përsëritje të argumenteve të përdorura edhe më herët, duke e përshkruar Ramën si një figurë që, sipas tij, ngjan i ezauruar në mënyrën e komunikimit publik.
“Vetëm alibi të përsëritura dhe argumenta të lodhura. Ngjan i ezauruar dhe i mërzitshëm…”, shkruan Bushati në lidhje me fjalimin e kryeministrit.
Rama mbajti fjalimin në aeroportin e Rinasit pas kthimit nga SHBA, ku kishte zhvilluar vizitën e tij. Fjalimi ishte i regjistruar dhe nuk një konferencë të drejtpërdrejtë me gazetarët.
Sipas Bushatit, mesazhet e përcjella nga kryeministri nuk sjellin një argumentim të ri, por rikthejnë në vëmendje justifikime dhe qëndrime të artikuluara edhe më parë.
Postimi i Bushatit
E degjova me qetësi për herë të dytë nga frika se mos me kishte shpëtuar diçka.
Vetëm alibi të përsëritura. Argumenta të lodhur e të stërpërdorur.
Absolutisht asgjë e re.
Dhe për më tepër për një fjalim të paralajmëruar që nga New York.
Pyetja është: ç’mund të presësh më nga dikush që pretendon se pikën me të fortë ka fjalën dhe pikërisht aty ngjan i ezauruar dhe i mërzitshëm…
” ”
The post Andi Bushati për fjalimin e Ramës: Vetëm alibi të përsëritura dhe argumenta të lodhura. Ngjan i ezauruar dhe i mërzitshëm! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


