Author: Hamdi Kumanova

Presidenti Donald Trump do të udhëtojë në Ohio më 3 tetor për një tubim zgjedhor në Butler High School në Vandalia, në kohën kur fushata për zgjedhjet e mesmandatit po nxehet në këtë shtet kyç. Tubimi, i njoftuar nga Komiteti Kombëtar Republikan, do të fillojë në orën 17:30, ndërsa Trump pritet të flasë në orën 19:00, siç njofton The Columbus Dispatch. Vizita vjen në kulmin e një gare të ashpër për Senatin e SHBA mes republikanit Jon Husted dhe ish-senatorit Sherrod Brown — një garë, rezultati i së cilës mund të vendosë se cila parti do të kontrollojë…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e 6 shtatorit në Shkup, Rami Kuçi, është arrestuar gjatë një aksioni për lëndë narkotike. Bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, një shtetas i Kosovës dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Gjatë bastisjes së kryer në vendbanimet e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë, armë zjarri dhe para. “Janë arrestuar tre të dyshuar, një kosovar dhe dy shqiptarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe në vendbanimet e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 96.9…

Lexo më Shumë

Ministria e Administratës Publike po përgatit një riorganizim të institucioneve shtetërore dhe uljen e numrit të pozitave drejtuese, përmes ligjit të ri për organizimin dhe punën e administratës shtetërore. Ministri Goran Minçev tha se masat e racionalizimit kanë sjellë tashmë rreth 300 mijë euro kursime në buxhet, pas heqjes së disa pozitave drejtuese. Sipas tij, ligji i ri do të analizojë edhe mbivendosjen e kompetencave. Institucionet që kryejnë punë të njëjta ose të ngjashme mund të bashkohen, duke çuar edhe në shfuqizimin e disa pozitave të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve. Minçev përmendi raste ku një institucion ka drejtor, anëtarë të bordit…

Lexo më Shumë

Një prind ka sulmuar fizikisht shokun e djalit të tij, i cili më pas ka përfunduar i lënduar në spital, njoftoi policia. Rasti është raportuar dje (25 shtator 2026) nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup, ku për ndihmë mjekësore ishte dërguar një 13-vjeçar nga Shkupi. Sipas denoncimit, rreth orës 12:20, në territorin e Komunës së Aerodromit, i mituri ishte sulmuar fizikisht nga S.R., prindi i një bashkëmoshatari të tij.

Lexo më Shumë

Gjermania planifikon të prezantojë një skemë të re të quajtur “pensioni i hershëm” (Frühstartrente), përmes së cilës shteti do të paguajë nga 10 euro në muaj për çdo fëmijë nga mosha gjashtë deri në 18 vjeç. Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, anëtar i Partisë Socialdemokrate (SPD), e ka prezantuar projektligjin në Bundestag. Sipas tij, synimi është që fëmijëve t’u krijohet një kapital fillestar për pensionin e tyre dhe të sigurohet një e ardhme më e barabartë financiare, pavarësisht gjendjes ekonomike të prindërve. Sipas përllogaritjeve të Qeverisë gjermane, nëse paratë investohen dhe përfitojnë nga efekti i interesit mbi interesin, deri…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër E.V. (43) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës, H.A. (53) nga Kosova, A.A. (34) nga fshati Hotëll, Komuna e Lipkovës dhe E.A. (34) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e dhjetë veprave penale, prej të cilave katër „vjedhje e rëndë“ dhe gjashtë „vjedhje e rëndë në tentativë“. Më 19.09.2026, në fshatin Palçisht i Poshtëm, në shtëpinë e A.A., kanë marrë një kasafortë me stolitë e arit, armë dhe municion në vlerë prej rreth 160.000 eurosh. Në periudhën prej 24.11.2025 deri më 28.11.2025, në…

Lexo më Shumë

Sonte Maqedonia e Veriut e nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku bën pjesë në Divizionin B. Në kuadër të xhiros së parë, nga ora 20:45, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, do ta presë Zvicrën e fortë. Mysafirët, në konferencën e mbrëmshme për shtyp paralajmëruan se do të ankoheshin për lartësinë e barit në fushën e stadiumit. “Kështu, sot në takimin zyrtar me nikoqirin – procedurë e zakonshme para çdo ndeshjeje ndërkombëtare nën organizimin e UEFA-s, ky problem u evidentua edhe një herë, tani edhe zyrtarisht. Zvicra kërkon që bari i fushës të kositet në tre centimetra,…

Lexo më Shumë

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, mbërriti në New York këtë javë për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke kërkuar marrëveshje biznesi mbi borxhin, energjinë dhe minierat, për të demonstruar se vendi dikur i sanksionuar ishte i hapur për biznes përsëri pasi forcat amerikane larguan paraardhësin e saj në janar. Ajo u zotua në fjalimin e saj para OKB-së se anëtari i OPEC-ut nga Amerika e Jugut do të mbante zgjedhje si pjesë e një tranzicioni drejt “demokracisë së plotë”. Ajo u largua me fotografi të saj së bashku me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, por nuk arriti asnjë…

Lexo më Shumë

Falsifikimi i certifikatës së COVID-19 pritet të ketë pasoja të mëdha për Granit Xhakën duke vendosur në pikëpyetje të fortë edhe karrierën e tij në rang klubesh. Pas largimit të tij nga përfaqësuesja e Zvicrës, hetimet e reja kanë nxjerr në pah një sërë shkeljesh të kryera të cilat datojnë që nga koha kur ishte pjesë e Arsenal. Në atë kohë, Xhaka përdori certifikatën e falsifikuar për të udhëtuar drejt SHBA-së, duke kryer mashtruar në këtë mënyrë autoritetet doganore amerikane. Nëse këto shkelje vërtetohen, FIFA mund të pezullojë Xhakën nga çdo aktivitet, përfshi këtu edhe atë në rang klubesh. Xhakës…

Lexo më Shumë

Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se “në kohën kur ata zbuluan planin e Mickoskit për të shitur Maqedoninë, për të hapur miniera dhe për të shfrytëzuar antimonin pa pëlqimin e qytetarëve, erdhi shpërqendrimi nga platforma ZNAM 2.0”. Nga LSDM pyesin se “kush përfiton nga shpërqendrimi dhe ridrejtimi i vëmendjes së qytetarëve nga krimet e Mickoskit dhe grupit të tij të organizuar kriminal”. “Vetëm mashtruesi Mickoski. Nuk është rastësi që ata u paguan përmes tenderëve me vlerë 1.6 milion euro. LSDM dhe Presidenti Filipce janë në terren me qytetarët çdo ditë dhe po luftojnë kundër bandës së Mickoskit…

Lexo më Shumë

Një inspektore e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV-së) dyshohet se ka kërkuar dhe marrë 250 euro ryshfet për të mbyllur sytë ndaj parregullsive në një objekt.  Sipas Prokurorisë, 42-vjeçarja, gjatë periudhës 17–25 shtator, nga drejtuesi i një kompanie ka marrë paratë në këmbim të përgatitjes së një procesverbali ku do të konstatonte se kishte kryer kontroll dhe se në objekt nuk kishte parregullsi. “Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti”, sipas nenit 357, paragrafi 1 të Kodit Penal.…

Lexo më Shumë