Sonte Maqedonia e Veriut e nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve, ku bën pjesë në Divizionin B. Në kuadër të xhiros së parë, nga ora 20:45, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, do ta presë Zvicrën e fortë.
Mysafirët, në konferencën e mbrëmshme për shtyp paralajmëruan se do të ankoheshin për lartësinë e barit në fushën e stadiumit.
“Kështu, sot në takimin zyrtar me nikoqirin – procedurë e zakonshme para çdo ndeshjeje ndërkombëtare nën organizimin e UEFA-s, ky problem u evidentua edhe një herë, tani edhe zyrtarisht.
Zvicra kërkon që bari i fushës të kositet në tre centimetra, që është standardi i përcaktuar, në vend të rreth shtatë centimetrave, sa është aktualisht.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, në konferencën e mbrëmshme për shtyp mbante në dorë një pjesë të barit të stadiumit “Todor Proeski”.
Ai e përdori atë si shembull për të treguar se bari nuk ishte kositur mjaftueshëm, duke aluduar në ndikimin që kushtet e fushës mund të kenë në zhvillimin e ndeshjes”, ka shkruar mediumi maqedonas “Sportsport”..



