Ministria e Administratës Publike po përgatit një riorganizim të institucioneve shtetërore dhe uljen e numrit të pozitave drejtuese, përmes ligjit të ri për organizimin dhe punën e administratës shtetërore.
Ministri Goran Minçev tha se masat e racionalizimit kanë sjellë tashmë rreth 300 mijë euro kursime në buxhet, pas heqjes së disa pozitave drejtuese.
Sipas tij, ligji i ri do të analizojë edhe mbivendosjen e kompetencave. Institucionet që kryejnë punë të njëjta ose të ngjashme mund të bashkohen, duke çuar edhe në shfuqizimin e disa pozitave të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve.
Minçev përmendi raste ku një institucion ka drejtor, anëtarë të bordit drejtues dhe vetëm një të punësuar, ndërkohë që kryen të njëjtat ose aktivitete të ngjashme me një institucion tjetër.
Për miratimin e ligjit nevojitet shumicë prej dy të tretash. Për këtë arsye, janë paralajmëruar debate publike me partitë politike, organizatat joqeveritare dhe ekspertët.



