Author: Hamdi Kumanova

Analisti politik Ramadan Ramadani ka komentuar zërat për një rikthim të mundshëm të një pjese të VLEN-it, përfshirë Izet Mexhitin, në radhët e BDI-së opozitare. Në një analizë të publikuar sot, Ramadani shprehet se një skenar i tillë nuk pritet të ndodhë, duke renditur disa arsye politike. Sipas tij, rikthimi i Mexhitit në një krah me Ali Ahmetin dhe BDI-në do ta zhvlerësonte atë që ai e konsideron si aksionin më të madh politik të karrierës së Mexhitit, përkatësisht rrëzimin e BDI-së nga pushteti dhe ndryshimin politik. Ramadani argumenton gjithashtu se një rikthim i tillë do të nënkuptonte, sipas tij,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, mbrëmë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Në takim, siç njoftoi zyra e Guterresit, u theksua bashkëpunimi i mirë ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut. Guterresi dhe Mickoski diskutuan gjithashtu për integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen për multilateralizmin. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, më herët, mbajti fjalim në debatin e përgjithshëm të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi mori pjesë në Forumin e Dytë Ndërkombëtar Investues të Azerbajxhanit – AIIF 2026, në panelin “Rebuilding Trust in a Fragmented World: Azerbaijan as a Strategic Gateway Between Regions”, ku theksoi se në kushtet e pasigurisë ekonomike dhe gjeopolitike globale, Maqedonia e Veriut po ndërton rritjen ekonomike përmes investimeve, reformave strukturore, sigurisë energjetike dhe thellimit të integrimit rajonal dhe evropian. “Në kohë pasigurie globale, nuk duhet të tërhiqemi nga cikli i investimeve. Përkundrazi, duhet të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë, energjetikë, digjitalizim, kapital njerëzor dhe kapacitete prodhuese”, porositi Durmishi. Ai para investitorëve theksoi pozitën…

Lexo më Shumë

Një inspektore e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është arrestuar gjatë një aksioni policor në Shkup, nën dyshimin se ka keqpërdorur pozitën e saj zyrtare për përfitime personale. Sipas informacioneve jozyrtare, gjatë kontrolleve inspektorja u kërkonte subjekteve dokumentacion që nuk ishte i nevojshëm, ndërsa lëshimin e një procesverbali pozitiv dyshohet se e kushtëzonte me pagesën e një shume parash. Rasti është duke u hetuar, ndërsa priten informacione zyrtare nga institucionet kompetente.

Lexo më Shumë

Sekretari i BDI-së, Arbër Ademi në emisionin “N’Dritë” tha se në Gjykatën Kushtetuese tanimë dy vite është lënda për rikthimin e çështjeve të Hagës për luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Sipas Ademit, parashtrues i iniciativës është Pavle Trajanov, partner i VLEN-it në Qeveri. “Ka qarqe të caktuara që janë në qeveri, që janë partnerë të VLEN-it… Pavle Trajanovi para dy viteve, ne e dimë. Në qoftë se s’ka informacion zotëri Qoku, unë kam informacion”. “Dhe po ju them që është në Gjykatën Kushtetuese, madje në qoftë se dëshironi ta dini ka përgatitur edhe referatin për këtë çështje. Por unë…

Lexo më Shumë

Një nxënës 14-vjeçar është sulmuar nga një bashkëmoshatar në tualetin e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit, në Shkup. Sipas MPB-së, rasti është denoncuar dje rreth orës 13:00 nga një 43-vjeçare nga Shkupi. Ajo ka raportuar se rreth orës 09:00, djali i saj 14-vjeçar ishte sulmuar nga një bashkëmoshatar me një mjet të mprehtë. Si pasojë e sulmit, 14-vjeçari ka pësuar një plagë të prerë në dorë. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Maria Miteva, kryetare e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, në një paraqitje në televizionin 24, foli për gjendjen në ekonomi, sundimin e ligjit dhe politikat e Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja. Ajo theksoi se, sipas saj, parakusht kyç për përmirësimin e gjendjes në vend është vendosja e një strategjie afatgjatë dhe vazhdimësia në zbatimin e politikave ekonomike dhe institucionale. “Pyetja kryesore që duhet t’ia bëni vetes në politikë është se si arrihen rezultatet, si ndërtohet një ekonomi e qëndrueshme dhe si vazhdohet të ruhet ekonomia e qëndrueshme, sundimi i qëndrueshëm i ligjit, politika sociale e qëndrueshme dhe arsimi i qëndrueshëm.…

Lexo më Shumë

Më 25.09.2026 në orën 00:40 në rrugën “Ilinden” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin K.D.(47) për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i papërgjegjshëm i automjetit”. Ai është kapur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve “Seat Ibiza” me targa të Gostivarit pa leje drejtimi (patenta shoferi). Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Më 25.09.2026 në orën 02:20, zyrtarë policorë kanë arrestuar personin K.N.(34) nga Tetova. Duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm për prishje të rendit dhe qetësisë publike me muzikë të zëshme në rrugën “Vëllezërit Simoski” në Tetovë, i denoncuari është sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë derisa po kryenin veprime zyrtare, ndërsa gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,78 promilë alkool në gjak, transmeton Pa Censurë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se më 27.09.2026 (e diel) duke filluar nga ora 08:00, në organizim të Shoqatës së Klubit të Atletikës “Maratona e Shkupit” Shkup, do të mbahet një garë atletike rrugore. Gara do të zhvillohet me itinerar nga rruga “9” përpara Shtëpisë së Kulturës në komunën e Ilindenit, duke vazhduar drejt përgjatë rrugës “534” në vendbanimin Ilinden, pastaj përgjatë rrugës “532” në fshatin Marino, përgjatë rrugës “10” në fshatin Kadino ku te rrethrrotullimi kthehet gjysmërrethore përsëri përgjatë të njëjtave rrugë – rruga “10”, rruga “532”, rruga “534” dhe rruga “9”, pastaj vazhdon përgjatë rrugës “2” deri në Shtëpinë e…

Lexo më Shumë