Kriza globale e furnizimit me naftë po i çon çmimet e karburanteve në nivele të larta në Evropë, me benzinën në disa vende mbi 2,40 euro për litër, ndërsa nafta ka kaluar edhe 2,50 euro. Por kur çmimet krahasohen me fuqinë blerëse të qytetarëve, panorama bëhet dukshëm më e ndërlikuar. Sipas të dhënave të platformës fuel-prices.eu, të publikuara nga Euronews, benzina më e shtrenjtë në Evropë të martën ishte në Holandë, me 2,43 euro për litër. Pas saj renditeshin Danimarka me 2,35 euro dhe Finlanda me 2,32 euro. Në Francë benzina arrinte 2,23 euro për litër, ndërsa në Greqi 2,20…
Author: Hamdi Kumanova
Më 24.09.2026 në orën 20:25 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.I.(20) nga fshati Lisec dhe R.XH.(20) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale sipas nenit 215 të Kodit Penal – “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, transmeton Pa Censurë. Më pas, në bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të R.XH. në Tetovë. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tri…
Kontrollet e jashtëzakonshme në objektet ku prodhohen dhe shiten akullore dhe akull kanë nxjerrë në pah një sërë parregullsish. Gjatë kontrolleve janë shqiptuar 45 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 19.430 eurosh, ndërsa janë asgjësuar edhe 202 kilogramë/litra akullore dhe akull të vlerësuara si të pasigurta. Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari kanë kryer gjithsej 560 kontrolle gjatë periudhës nga fillimi i korrikut deri në fund të gushtit, në prodhues dhe objekte hotelierike që prodhojnë vetë akullore dhe akull për nevojat e tyre. Si rezultat i kontrolleve janë nxjerrë 140 vendime për parregullsi, ndërsa në 17 raste është konstatuar…
Bukuritë natyrore dhe parqet kombëtare të Maqedonisë së Veriut mund të shndërrohen në një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe turizmin, vlerësoi eurodeputeti dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Thomas Waitz. Duke folur në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE–Maqedonia e Veriut, Waitz u ndal edhe te pasojat gjithnjë e më të dukshme të ndryshimeve klimatike, duke theksuar se valët e të nxehtit, thatësirat dhe zjarret po bëhen më të shpeshta edhe në pjesë të Evropës ku më parë nuk ishin të zakonshme. Sipas tij, krahas reduktimit të emetimeve, shtetet duhet të përgatiten edhe për…
Bashkimi Evropian po lëviz drejt një politike të re industriale, me synimin që paratë publike dhe mbështetja shtetërore të përdoren gjithnjë e më shumë për të forcuar prodhimin evropian. Komisioni Evropian ka propozuar Industrial Accelerator Act, i cili parashikon kritere “Made in EU” dhe kërkesa për produkte me emetime të ulëta të karbonit në prokurimet publike dhe skemat e mbështetjes publike në sektorë strategjikë. Mes tyre janë çeliku, çimentoja, alumini, automobila dhe teknologjitë me emetime zero. Qëllimi i Brukselit është që pjesa e prodhimit industrial në ekonominë e BE-së të rritet nga 14.3 për qind në vitin 2024 në 20…
Dje, rreth orës 18:20, në Koçan, punonjësit policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Koçan e kanë privuar nga liria D.K. (35) nga Koçani. Më herët, D.K. ishte kapur në flagrancë duke kërkuar në një dhomë të shtëpisë së S.A. (29), nga ku kishte marrë para dhe sende të tjera. Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, ai ishte ndaluar nga pronari S.A. (29), të cilin më pas e kishte sulmuar fizikisht. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Drejtorët në detyrë do të mund të qëndrojnë në këtë funksion më së shumti gjashtë muaj, pas së cilës do të jetë e detyrueshme shpallja e një konkursi publik për zgjedhjen e drejtuesit të institucionit. Kjo është një nga ndryshimet kryesore të Ligjit për Shërbimin e Lartë Drejtues, zbatimi i të cilit fillon më 1 tetor. Ligji parashikon gjithashtu kritere më të rrepta për përzgjedhjen e personave drejtues në institucione. Ndërkohë, bordet drejtuese do të zvogëlohen dhe do të mund të kenë më së shumti tre anëtarë. Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, deklaroi se Qeveria është e gatshme të…
“Procesi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në Bashkimin Evropian është një çështje evropiane që duhet të shqyrtohet në kuadër të institucioneve evropiane dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara”, thotë ministja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, raporton “BTA”, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve AIM nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV, Timço Mucunski. Ministrja bullgare thotë se Bullgaria mbështet punën e Komisionit Evropian me secilin prej vendeve që negociojnë anëtarësimin, duke vlerësuar rezultatet e arritura në kuadër të…
Përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut kanë zhvilluar një ndeshje miqësore futbolli me studentë të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Në njoftimin e Ambasadës thuhet se fusha e futbollit u shndërrua në një tjetër hapësirë takimi dhe komunikimi me të rinjtë, ndërsa përmes aktivitetit synohet promovimi i vlerave të respektit, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës. “Sporti ka fuqinë të afrojë njerëzit. Loja e drejtë, respekti për tjetrin, disiplina dhe fryma e ekipit janë vlera që edukohen në fushë dhe na shoqërojnë edhe jashtë saj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Nga…
Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës u ndje në Manastir, Resnjë dhe zonën përreth mbrëmë në orën 22:18, sipas Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup. Siç theksojnë ata, epiqendra e tërmetit e kishte origjinën në Greqinë fqinje, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Për momentin nuk është raportuar për dëme materiale nga ky tërmet.
Prokuroria Themelore Publike Strugë ka ngritur Aktpadi kundër gjashtë personave për vepra penale – Dëmtim ose shkatërrim i të miravemateriale nën mbrojtjen e përkohshme ose trashëgimi kulturore të nenit 264 të Kodit Penal. Siç njoftojnë nga PTHP-ja, i pandehuri i parë, drejtues i një firmë ndërtimore nga Veleshta, si ivestitorë dhe realizues i punimeve për shembjen e objektit, ka qenë i detyruar me vendim të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të hartojë projekt ideor në mënyrë të rreptë të vërtetuar sa i përket shembjes, duke pasur parasysh se ky objekt ka qenë shumë afër dhe ndante një mur ndarës…
Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se “në kohën kur ata zbuluan planin e Mickoskit për të shitur Maqedoninë, për të hapur miniera dhe për të shfrytëzuar antimonin pa pëlqimin e qytetarëve, erdhi shpërqendrimi nga platforma ZNAM 2.0”. Nga LSDM pyesin se “kush përfiton nga shpërqendrimi dhe ridrejtimi i vëmendjes së qytetarëve nga krimet e Mickoskit dhe grupit të tij të organizuar kriminal”. “Vetëm mashtruesi Mickoski. Nuk është rastësi që ata u paguan përmes tenderëve me vlerë 1.6 milion euro. LSDM dhe Presidenti Filipce janë në terren me qytetarët çdo ditë dhe po luftojnë kundër bandës së Mickoskit…

