Më 24.09.2026 në orën 20:25 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.I.(20) nga fshati Lisec dhe R.XH.(20) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale sipas nenit 215 të Kodit Penal – “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i barnave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, transmeton Pa Censurë. Më pas, në bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të R.XH. në Tetovë. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tri paketime më të mëdha dhe një qese najloni me marihuanë. Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Data 25.09.2026
Aktuale
- Çmimet e karburanteve në Evropë thyejnë rekorde: Ku renditet RMV-ja?
- Dy të rinjë përfundojnë në pranga, policia konfiskon drogë gjatë bastisjes
- “Kontrolle në prodhuesit e akullores: 202 produkte u asgjësuan, gjobat kalojnë 19 mijë euro”
- Waitz: Bukuritë natyrore të Maqedonisë së Veriut janë edhe mundësi e madhe ekonomike
- Xi Jinping :Kina dhe Shtetet e Bashkuara, si dy fuqi të mëdha, mbajnë përgjegjësi historike për të promovuar zhvillimin dhe përparimin e njerëzimit
- BE po vendos rregulla të reja për “Made in Europe”: Çfarë do të thotë kjo për kompanitë nga RMV-ja?
- Hajdutit nuk i ec mbarë, duke vjedhur në një shtëpi – kapet nga pronari!
- Okupuesit izraelitë sulmojnë fshatin Rantis në Bregun Perëndimor dhe djegin automjete të palestinezëve



