Dje, rreth orës 18:20, në Koçan, punonjësit policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme Koçan e kanë privuar nga liria D.K. (35) nga Koçani.
Më herët, D.K. ishte kapur në flagrancë duke kërkuar në një dhomë të shtëpisë së S.A. (29), nga ku kishte marrë para dhe sende të tjera. Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, ai ishte ndaluar nga pronari S.A. (29), të cilin më pas e kishte sulmuar fizikisht.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.



