Dy persona janë arrestuar nga policia gjatë 24 orëve të fundit në 2 operacione të zhvilluara për goditjen e armëmbajtjes pa leje. Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije një 36-vjeçari me inicialet A.Z. dhe me precedent penal i janë gjetur në banesë dhe sekuestruar 2 armë zjarri (pistoletë dhe automatike), municion luftarak, një shënjester optike, 2 mjete prerëse dhe 1 peshore elektronike. Ndërkohë në banesën e një 28-vjeçari me inicialet F.L. në Krujë, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu, 84 fishekë dhe 17 kapsolla elektrike, që posedoheshin pa leje. Njoftimi i plotë i policisë: Si rezultat i…
Author: Hamdi Kumanova
Avokati i Jakup Krasniqit, Mentor Beqiri, ka thënë se ekipi mbrojtës pret që procedura në Apel të përfundojë brenda 12 muajve, ndërsa shprehet i bindur se aktgjykimi i shkallës së parë nuk do të konfirmohet. Në Debat Plus, Beqiri tha se mbrojtja beson plotësisht në rrëzimin e aktgjykimit të shkallës së parë. “Unë besoj që do të përfundojmë më shpejt se dymbëdhjetë muaj. Por mund të shpejtohet më shumë. Ne 100 për qind besojmë dhe jemi të bindur për çështjen që ky aktgjykim nuk mund të konfirmohet nga asnjë trup gjykues”, deklaroi Beqiri. Ai tha se kjo vlen, sipas tij,…
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka konfirmuar se janë regjistruar tetë tentativa vetëvrasjeje gjatë vendosjes së zgjatur të aeroplanmbajtëses amerikane USS Abraham Lincoln dhe grupit të saj të sulmit në Lindjen e Mesme. Të dhënat janë bërë publike në një letër të sekretarit në detyrë të Marinës amerikane, Hang Kao, në përgjigje të pyetjeve të senatores demokrate Kirsten Gillibrand. Letra, e siguruar nga Agence France-Presse, konfirmon se tetë raste janë regjistruar mes pjesëtarëve të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses dhe anijeve shoqëruese. “Nuk pati vetëvrasje gjatë këtij zhvillimi”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit amerikan. Megjithatë, dokumenti përshkruan dy raste konkrete. Një…
Të paktën dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në orët e para të mëngjesit, pas një serie sulmesh me raketa ruse ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit. Gazetarët e AFP raportuan se dëgjuan rreth 20 shpërthime të fuqishme në qytet, ndërsa autoritetet ukrainase aktivizuan alarmet ajrore dhe paralajmëruan për sulme me raketa balistike. Forcat ajrore ukrainase paralajmëruan për lëshimin e raketave balistike ruse në drejtim të rajoneve të Kievit dhe Çernigovit, në veri të vendit. “Kryeqyteti është nën sulm me raketa balistike. Qëndroni në strehimore!”, shkroi kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, në Telegram. Sipas të dhënave të publikuara…
Ka ndërruar jetë 13 vjeçari i cili ishte therur me thikë, gjatë një përleshje në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare” në Çair. Ngjarja kishte ndodhur në fillim të muajit shtator. Në incidentin kanë marrë pjesë pesë persona, katër prej tyre kanë qenë të mitur një person madhor. Gjatë përleshjes janë përdorur thika dhe shkopinj bejsbolli. Nga goditjet e marrë, fatkeqësisht 13 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe mundësitë për zhvillim të përbashkët. Mickoski, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se me Kurtin kanë diskutuar edhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballen Maqedonia e Veriut dhe Kosova, si dhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit. “Zhvillova takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin rajonal, si dhe sfidat dhe mundësitë e përbashkëta për zhvillimin…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pritur homologun e tij kinez, Xi Jinping, me një ceremoni të veçantë në Bazën e Përbashkët Andrews, duke shënuar nisjen e samitit tre-ditor mes dy liderëve. Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, pritën Xi Jinping dhe bashkëshorten e tij, Peng Liyuan, në Maryland. Ceremonia përfshiu një qilim të kuq rreth 30 metra të gjatë, një bandë ushtarake dhe flamujt e SHBA-së dhe Kinës. Në kuadër të ceremonisë, dy avionë B-1 fluturuan mbi bazë, ndërsa Banda e Forcave Ajrore interpretoi himnin kombëtar amerikan. Pas përshëndetjeve dhe fotografive zyrtare, dy çiftet u larguan drejt Uashingtonit…
Dita ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut. Në mëngjes, temperaturat lëvizin kryesisht nga 0 deri në 10°C, ndërsa në zonat më të larta dhe në male mund të zbresin pak nën zero. Atje ka mundësi edhe për ngricë të mëngjesit. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, e cila përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të forcohet. Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga…
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Berovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një 15-vjeçari nga rrethina e Berovës për veprën penale “lëndim trupor”. Sipas policisë, ai ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij. Tetovasot
Një 55-vjeçar nga fshati Staroec i Kërçovës është kallëzuar penalisht për gjueti të paligjshme. Sipas policisë, ai kishte vendosur litarë për kapjen e kafshëve të egra në terrenin e gjuetisë “Turla”, në periudhë kur gjuetia ishte e ndaluar. Tetovasot
Të martën mbrëma në orën 22:50, policia e Tetovës ka arrestuar personin V.R. (22) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga babai i tij 57-vjeçar se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij, duke përdorur një send të fortë. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar sot gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku të akuzuar janë ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, dhe gjashtë persona të tjerë. Në seancën e sotme, Prokuroria Publike ka nisur prezantimin e një numri të madh provash materiale. Në mesin e dokumenteve të paraqitura janë kontratat për themelimin e shoqërisë së përbashkët me partner të huaj, vendime të Qeverisë, dokumente për investime dhe transaksione financiare që lidhen me blerjen e terminaleve të videolotarisë (VLT). Prokuroria ka paraqitur edhe kontratat për investimin e përbashkët dhe themelimin e kompanisë “Lotaria…

