Author: Hamdi Kumanova

Komisioni për mbikëqyrjen e punës profesionale, i formuar nga Ministri i Shëndetësisë, e përfundoi mbikëqyrjen mbi trajtimin e lehonës nga Strumica dhe njëzëri konstatoi se gjendja e saj neurologjike nuk është pasojë e anestezisë spinale të aplikuar gjatë lindjes, e as e ndonjë gabimi mjekësor në cilindo nga institucionet shëndetësore ku ajo ishte trajtuar. Komisioni u formua më 19 gusht 2026, me propozim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, me qëllim të vlerësimit të pavarur profesional të punës së punonjësve shëndetësorë në ISHP Spitali i Përgjithshëm Strumicë, ISHP Spitali Klinik Shtip dhe ISHP Klinika Universitare e Neurologjisë – Shkup. Në…

Lexo më Shumë

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në fshatin Kopaçindoll, ku një i ri ka pësuar lëndime të rënda. Sipas policisë, M.K. (24) kishte humbur kontrollin mbi motoçikletën që po e drejtonte në oborrin e shtëpisë dhe ishte rrëzuar. Ai u dërgua në Qendrën Urgjente në Tetovë, ndërsa ekipi i SPB Tetovë kreu këqyrjen e vendit të ngjarjes.TS

Lexo më Shumë

Të rinjtë do të mund të aplikojnë online nga 1 deri më 15 tetor. Qytetarët e BE-së të lindur nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2008 mund të përfitojnë bileta falas për udhëtime me tren nëpër Evropë, pasi të plotësojnë një kuiz të shkurtër për Bashkimin Evropian dhe iniciativat rinore. Bashkimi Evropian do të ndajë një seri të re prej 41.000 biletash falas për udhëtime me tren, të destinuara për të rinjtë 18-vjeçarë që dëshirojnë të udhëtojnë dhe të njohin vende të ndryshme të Evropës. Aplikimi do të jetë i hapur online nga 1 deri më 15 tetor. Të…

Lexo më Shumë

Pesë raste të reja me ethe të Nilit Perëndimor janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë javës së fundit, ndërsa për herë të parë sëmundja është konfirmuar edhe në Tetovë. Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), nga 16 deri më 22 shtator janë evidentuar tri raste të reja në Shkup dhe nga një në Veles dhe Tetovë. Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 70, prej të cilëve 63 janë nga Shkupi, tre nga Velesi dhe nga një rast është regjistruar në Kumanovë, Sveti Nikollë, Kavadar dhe Tetovë. Në 68 raste…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar një sërë dobësish në funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, përfshirë mungesën e inspektorëve, problemet me digjitalizimin dhe parregullsitë në menaxhim, transmeton 4news.mk. Gjatë vitit 2024 janë realizuar 28.263 kontrolle nga vetëm 148 inspektorë, ose 47 për qind e vendeve të sistematizuara të punës. Sipas auditorëve, mungesa e stafit vështirëson realizimin e plotë të kontrolleve dhe kompetencave ligjore. Probleme janë evidentuar edhe me sistemin “E-inspektor”, i cili nuk ishte vënë plotësisht në funksion. Gjendja është veçanërisht shqetësuese në sektorin e sigurisë së produkteve, ku nga 14 vende të parashikuara ishin plotësuar vetëm pesë. Nga…

Lexo më Shumë

Në aksionin e rregullt për dhurimin e gjakut që u zhvillua në Kryqin e Kuq në Koçan, ishte i pranishëm edhe rekorderi shtetëror dhe lokal në dhurimin e gjakut, Dimitar Velkov – Marjanata. Në ambientet e Kryqit të Kuq në Koçan, ai nuk u paraqit me duar “bosh”. Me vete solli kujtime të çmuara, artikuj të vjetër gazetash me emrin e tij dhe pa fund rrëfime për dhurimin e gjakut dhe dhuruesit, të cilat dëshmojnë për një kohë, për një humanizëm të madh dhe për një jetë të përkushtuar për t’u ndihmuar të tjerëve. Marjanata nga Koçani ka dhuruar gjak…

Lexo më Shumë

Komisioni Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve miratoi sot propozim-vendimin për uljen e koeficienteve me të cilët llogariten pagat e presidentit, deputetëve dhe funksionarëve të tjerë që emërohen nga Kuvendi, përcjell TV21. Vendimi vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u shfuqizua baza fikse për llogaritjen e pagave të funksionarëve. Kryetari i Komisionit, Gjorgji Sajkoski, tha se komisioni ka vepruar në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të shmangur një vakum ligjor. Propozim-vendimi tani duhet të shqyrtohet dhe të miratohet në seancë plenare të Kuvendit.

Lexo më Shumë

Grupi i deputetëve të LSDM-së nuk e mbështetë dhe do ta bllokojë miratimin e planit të ri hapësinor në të cili është paraparë hapja e minierave të reja. Deputeti dhe kreu i LSDM-së, Venko Filipçe sot, në konferencë për shtyp theksoi se Maqedonia nuk është në shitje dhe se vendi nuk mund të shitet për interesa të dikujt dhe në llogari të shëndetit të qytetarëve. Kërkoi tërheqjen e planit, i cili sot për herë të parë në debat publik do të prezantohet në Strumicë. Filipçe tha se me projeksionet e Ministrisë së Mjedisit jetësor dhe Agjencisë për planifikim hapësinor në…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Serbisë është ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy thika, një sëpatë dore dhe një sprej OC. “SPK Dheu i Bardhë / 23.09.2026 – 17:50. Gjatë kontrollit në veturën që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, njësia policore së bashku me zyrtarët doganorë kanë gjetur dhe sekuestruar dy thika, 1 sëpatë dore dhe një sprej OC. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

Trembëdhjetë persona janë arrestuar, ndërsa po zhvillohen kontrolle në më shumë se 20 lokacione në disa qytete të vendit, në kuadër të operacionit “Filtër” të Administratës Doganore kundër kontrabandës së organizuar të cigareve. Aksioni po zhvillohet në rajonet e Gjevgjelisë, Vallandovës, Strumicës, Dojranit, Velesit dhe Shkupit. Sipas autoriteteve, hetimi ka zbuluar disa raste të kontrabandës së sasive të mëdha të cigareve dhe shmangie të pagesës së detyrimeve në vlerë prej disa milionë eurosh. Në hetim janë përfshirë kompani të spedicionit, transportit dhe importit, persona fizikë, si dhe zyrtarë policorë dhe doganorë. Operacioni po realizohet nga Administrata Doganore përmes Sektorit për…

Lexo më Shumë