Një shtetas i Serbisë është ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy thika, një sëpatë dore dhe një sprej OC.
“SPK Dheu i Bardhë / 23.09.2026 – 17:50.
Gjatë kontrollit në veturën që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, njësia policore së bashku me zyrtarët doganorë kanë gjetur dhe sekuestruar dy thika, 1 sëpatë dore dhe një sprej OC. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.



