Një aksident i pazakontë ka ndodhur në fshatin Kopaçindoll, ku një i ri ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas policisë, M.K. (24) kishte humbur kontrollin mbi motoçikletën që po e drejtonte në oborrin e shtëpisë dhe ishte rrëzuar.
Ai u dërgua në Qendrën Urgjente në Tetovë, ndërsa ekipi i SPB Tetovë kreu këqyrjen e vendit të ngjarjes.TS



