Author: Hamdi Kumanova

Pariteti gjinor në jetën politike nuk është çështje që u përket vetëm grave. Ai është çështje që përcakton cilësinë, legjitimitetin dhe përfaqësimin e çdo institucioni demokratik. Një parlament në të cilin mungon zëri i gjysmës së popullsisë është një parlament që nuk i dëgjon në tërësi nevojat dhe prioritetet e qytetarëve të tij, porositi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në tryezën e sotme të rrumbullakët “Avancimi i paritetit gjinor dhe lufta kundër dhunës digjitale ndaj grave në politikë në Maqedoni të Veriut. Sipas Gashit, gjatë dekadave të kaluara, Kuvendi ka arritur përparim të konsiderueshëm lidhur me përfaqësimin e grave. “Kjo…

Lexo më Shumë

Një turiste 70-vjeçare nga Gjermania është gjetur e vdekur mbrëmë në një hotel në Kejin “Maqedonia” në Ohër. Sipas MPB-së, rasti është denoncuar në polici rreth orës 23:40. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka dalë në vendngjarje, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e gruas. Nga kontrolli fillestar nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa policia ka kryer këqyrjen në vendngjarje.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sot mirëpriti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja. Në takim, siç theksohet në komunikatën e Komunës së Gostivarit, u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet komunave të Gostivarit dhe Kosovës, veçanërisht përmes shkëmbimit ekonomik, kapitalit njerëzor dhe forcimit të lidhjeve institucionale. Kryetari Limani theksoi se Komuna e Gostivarit ka bashkëpunim të vazhdueshëm me komunat e Kosovës, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një lidhje të natyrshme dhe të rëndësishme ndërmjet dy vendeve dhe komuniteteve. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet politike në rajon, rëndësinë e orientimit…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme do të përfshihet në kontrollet ndaj abuzimeve me pushimet mjekësore, njoftoi ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski. Sipas tij, problemi i keqpërdorimit të pushimeve mjekësore është serioz si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, ndërsa gjatë kontrolleve duhet të respektohen edhe të drejtat e qytetarëve. Njoftimi vjen në një periudhë kur Fondi i Sigurimit Shëndetësor po përgatit masa më të rrepta për përdorimin e pushimeve mjekësore. Ndër propozimet janë që mjekët amë të mund të hapin në mënyrë të pavarur pushim mjekësor deri në pesë ditë, në vend të shtatë ditëve, si dhe forcimi…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, sot deklaroi se disa nga barnat ilegale, të cilat ishin konfiskuar në një aksion policor, janë destinuar për tregun vendor, ndërsa të tjerat për tregun e huaj, duke shtuar se çështja lindi nga procedurat e mëparshme operative dhe ekspertiza mjeko-ligjore e telefonave celularë. “Një pjesë e tyre ishin për tregun e Maqedonisë, ndërsa një pjesë në lidhje me informatat e para që i kam, ishin për tregun e territorit të fqiut tonë. Është mirë që kjo procedurë dhe veprim po ndërmerret në mënyrë të koordinuar në bashkëpunim me Prokurorinë Publike bazuar në procedurat…

Lexo më Shumë

Më 22.09.2026, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.J. (34) nga Tetova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar një substancë me ngjyrë kafe në formë pluhuri dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Më 22.09.2026 në orën 11:25 në SPB Tetovë, A.I. (26) nga fshati Bogovinë i Tetovës, ka denoncuar se më 18.09.2026 rreth orës 22:00 në rrugën “Ilinden” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga H.E. nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, si dhe V.P. dhe A.I., të dy nga Tetova, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresat përkatëse.

Lexo më Shumë

Policia ka zbuluar një plantacion ilegal kanabisi në lokalitetin “Matnik”, në territorin e fshatit Sekirnik të Strumicës, ndërsa dy persona janë arrestuar. Sipas MPB-së, të dyshuarit, të moshës 34 dhe 30 vjeç nga Komuna e Novo Sellës, kishin përgatitur tokën dhe në maj të këtij viti kishin mbjellë kanabis me qëllim prodhimin e marihuanës. Gjatë aksionit janë sekuestruar bimë kanabisi me peshë totale prej rreth 680 kilogramësh. Dy të dyshuarit janë ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe pas kallëzimit penal janë nxjerrë para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Lexo më Shumë

Dita e parë e vjeshtës solli pamje dimërore në Pelister, ku sot në pjesët më të larta të malit ranë reshjet e para të borës. Pas rënies së temperaturave gjatë orëve të fundit, majat e Pelisterit u zbardhën, ndonëse nga fillimi kalendarik i dimrit na ndajnë ende pothuajse tre muaj. Reshjet e para të borës krijuan një pamje mbresëlënëse në një nga masivet malore më të njohura në vend.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se Maqedonia duhet të kalojë nga deklaratat për përkushtimin ndaj integrimit evropian në zbatimin konkret të vlerave dhe standardeve evropiane. Toshkovski foli në sesionin e 75-të të dialogut të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në vend (NKEU-MK), ku theksoi se institucionet, organizatat dhe individët duhet të tregojnë me rezultate konkrete se janë të përkushtuar ndaj këtyre vlerave. “Besoj se ka ardhur koha që në Maqedoni, përveçse të flasim se jemi të përkushtuar ndaj rrugës së integrimit evropian dhe se duam të jemi pjesë e familjes evropiane, të fillojmë edhe të…

Lexo më Shumë

MPB njofton se mbrëmë vonë në orën 23:10, oficerë policie nga Njësia për Trafikim të Paligjshëm në kuadër të SPB Shkup ndaluan E.K. (46) nga Shkupi. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, një peshore digjitale dhe 20 kartëmonedha të falsifikuara prej 100 denarësh. Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për rastin “Lotaria”, ku të akuzuar janë ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami njofton INA. Seanca e sotme vijon me paraqitjen e provave materiale të Prokurorisë Publike. Përveç Grubit dhe Bajramit, në këtë rast akuzohen edhe Metodija Dimevski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski, Aleksandar Dimitrioski dhe Bashkim Avdiu. Në seancat e mëparshme, të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm. Prokuroria ka paralajmëruar se gjatë procesit do të paraqiten gjithsej 231 prova materiale, disa ekspertiza, si dhe do të dëgjohen shtatë dëshmitarë. Aktakuza, të cilën e…

Lexo më Shumë