Më 22.09.2026 në orën 11:25 në SPB Tetovë, A.I. (26) nga fshati Bogovinë i Tetovës, ka denoncuar se më 18.09.2026 rreth orës 22:00 në rrugën “Ilinden” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga H.E. nga fshati Dobërdoll i Gostivarit, si dhe V.P. dhe A.I., të dy nga Tetova, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresat përkatëse.



