Efektivët e policisë nga Njësia për Trafikim të Paligjshëm pranë SPB Shkup kanë arrestuar mbrëmë vonë 46-vjeçarin me iniciale E.K. nga Shkupi.
Arrestimi është kryer rreth orës 23:10, pasi policia, me urdhër të gjykatës, ushtroi kontroll në shtëpinë e tij. Gjatë bastisjes, zyrtarët policorë gjetën dhe sekuestruan një sasi marihuane, një peshore digjitale, si dhe 20 kartëmonedha të falsifikuara në prerje prej 100 denarësh.
I dyshuari është shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor. Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi përkatës penal.
The post Arrestohet 46-vjeçari në Shkup: Policia i gjeti marihuanë dhe para të falsifikuara appeared first on TV-SHENJA.


