Ish-ushtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli, ka bërë të ditur se është liruar nga Policia e Maqedonisë së Veriut pas një interviste dhe marrjeje në pyetje. Pas lirimit, Pushkolli ka falënderuar Policinë e Maqedonisë së Veriut, duke veçuar pjesëtarët shqiptarë për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës. “Dua ta falënderoj Policinë e Maqedonisë së Veriut, në veçanti pjesëtarët e policisë shqiptare, për korrektësinë, respektin dhe sjelljen e mirë gjatë gjithë procedurës”, ka shkruar Pushkolli. Ai ka shtuar: “Faleminderit për korrektësinë dhe profesionalizmin!”
Author: Hamdi Kumanova
Havana ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku ai tha se qeveria komuniste e Kubës do të “rrëzohet”. “Regjimi komunist është nën presionin më të fortë që ka njohur ndonjëherë. Do të bjerë”, deklaroi Trump nga foltorja e OKB-së, duke shtuar se Uashingtoni po zhvillon negociata me Havanën dhe se po siguron që “liria do të vijë” në Kubë. Ministri i Jashtëm kubanez, Bruno Rodríguez, i cili drejton delegacionin e vendit në Nju Jork, i cilësoi deklaratat e presidentit amerikan si “shpifje” dhe “gënjeshtra”. “Qeveria amerikane nuk është…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, priti dje (22 shtator 2026) përfaqësuesit e organizatës “Maqedonasit e Bashkuar në Kanada” — presidentin e organizatës, Risto Durlovski, dhe anëtarin Dushko Jankov. Gjatë takimit u diskutua për jetën e komunitetit maqedonas në Kanada, si dhe për sukseset, problemet dhe propozimet e tij, me qëllim forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe institucioneve të shtetit. Organizata “Maqedonasit e Bashkuar” (në maqedonisht “Обединети Македонци”), e themeluar në vitin 1959 në Toronto, është organizata më e vjetër kombëtare-kulturore maqedonase në diasporë. Komuniteti maqedonas në Kanada vlerësohet të arrijë deri në rreth 200 mijë persona.…
Liderja e opozitës venezueliane dhe laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Maria Corina Machado, bëri tri tentativa të pasuksesshme për t’u kthyer në Venezuelë në orët e fundit, bënë të ditur ekipi i saj dhe gazeta spanjolle ABC të martën, ndërsa presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez po takohej me presidentin amerikan Donald Trump në Nju Jork. Këshilltari i Machados, Pedro Urruchurtu, tha në rrjetet sociale se përpjekjet e fundit detare dhe ajrore ishin ndër shtatë tentativa të dështuara kthimi që kur ajo u largua fshehurazi nga Venezuela nëntë muaj më parë. Një zëdhënës i Machados e konfirmoi njoftimin; vetë…
Maqedonia e Veriut është goditur nga një ftohje e menjëhershme dhe e theksuar e motit. Mëngjesi i së mërkurës, 23 shtator, ishte i kthjellët, por i ftohtë ndjeshëm, me temperatura dukshëm nën mesataren e zakonshme për këtë periudhë të vitit. Sinoptikanët paralajmërojnë se në malet dhe në vendbanimet në lartësi më të mëdha pritet ngrica e parë e vjeshtës, duke shënuar kështu hyrjen e motit tipik vjeshtor në zonat e larta të vendit. Banorëve të zonave malore u rekomandohet kujdes i shtuar gjatë orëve të para të mëngjesit, kur temperaturat zbresin në nivelet më të ulëta dhe ngrica…
Maqedonia e Veriut po pret prej shumë kohësh përparim në procesin e integrimit evropian, ndërsa vazhdimi i ngecjes dëmton edhe interesat strategjike të Bashkimit Evropian në rajon. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm çek, Petr Macinka, në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Nju Jork. “Maqedonia e Veriut po pret shumë gjatë. Vazhdimi i stagnimit nuk është vetëm problem i saj, por minon edhe interesat strategjike të BE-së në rajon”, tha Macinka. Ai kërkoi angazhim më konkret për identifikimin dhe tejkalimin e pengesave në procesin eurointegrues, duke theksuar se zgjerimi duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i…
Deri në orën 13:00 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej gjashtë zjarre në ambient të hapur, nga të cilat një është aktiv, një është nën kontroll dhe katër janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Zjarr aktiv ka në fshatin Rashçe në Komunën e Sarajit ku digjet bar i thatë. Nën kontroll është zjarri afër fshatit Belicë dhe Jasen ku është përfshirë pyll i përzier.
Vjeshta në vend dhe në hemisferën veriore do të fillojë sonte në orën 02:05 pas mesnate. Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore të Tokës do të nisë pranvera, përcjell TV21. Dita e parë e vjeshtës është dita e 266-të e vitit dhe do të zgjasë 12 orë e 7 minuta. Në Shkup, dielli do të lindë në orën 06:22, ndërsa do të perëndojë në orën 18:30. Deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 99 ditë. Kalimi në stinën e re shënohet me ekuinoksin e vjeshtës – momentin kur Dielli, i parë nga Toka, kalon ekuatorin qiellor dhe vazhdon…
A mund të bëhet Bashkimi Evropian ndërmjetës mes Shkupit dhe Sofjes? Kjo pyetje është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi kryeministri Hristijan Mickoski propozoi që bisedimet me Bullgarinë për Planin e Veprimit për të drejtat e pakicave të zhvillohen me ndërmjetësimin e BE-së. Propozimi i Mickoskit ka tërhequr vëmendje si në Shkup, ashtu edhe në Sofje, duke rihapur debatin për rolin e mundshëm të Brukselit në tejkalimin e çështjeve të kontestuara mes dy vendeve. Nisma vjen në prag të vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Ballkanin Perëndimor, në një periudhë kur sërish janë aktualizuar çështjet…
MPB njofton se kanë ndaluar një person në Aeroporitn e Shkupit për të cilin kishte urdhërarrest. “Më 21.09.2026 në orën 12:30 në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, me të hyrë në vend, oficerët e policisë ndaluan I.Ç. (29) nga fshati Toplicë, rajoni i Gostivarit. Për të ishte lëshuar një urdhërarrest nga gjykata që personi të vuajë një dënim me burg prej dy vitesh për veprën penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 të Kodit Penal. I.Ç. u dërgua në Burgun e Shkupit për të vuajtur dënimin e tij”, thonë nga MPB.
Më 22.02.2026 në ora 04:20 në rrugën Iliria në Tetovë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Qarkullimin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria D.T.(24) nga Tetova. Ajo ka drejtuar automjetin e udhëtarëve Volkswagen Golf me targa të Tetovës nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht tek ajo janë matur 1,65 promil alkool në gjak, përcjell Pa Censurë. Pas dokumentimit të rastit, kundër saj do të dorëzohet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal për ngasje të pakujdesshme të automjetit.
Më 22.09.2026 në ora 00:05, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin H.F.(41) nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se në shtëpinë familjare nën ndikimin e alkoolit është sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 63-vjeçare, si dhe ka hedhur mjete të mprehta dhe sende të tjera të shtëpisë drejt saj duke i shkaktuar lëndime. H.F. është ndaluar në stacionin policor dhe gjatë ndërmarrjes së masave i janë matur 1,54 promil alkool në gjak, përcjell Pa Censurë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.

