Author: Hamdi Kumanova

Më 21.09.2026 në ora 21:00 në rrugën Iliria në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin R.I.(19) nga fshati Sedllarcë e Epërme, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Policia ka regjistruar gjithsej 10.411 kundërvajtje në trafik nga maji deri në gusht, gjatë kontrolleve të përforcuara ndaj drejtuesve të trotinetave elektrike, biçikletave, motoçikletave, mopedeve, triçikletave dhe katërçikletave. Sipas MPB-së, numri më i madh, 7.303 kundërvajtje, janë për drejtim pa helmetë mbrojtëse. Janë evidentuar edhe 718 raste të drejtimit në sipërfaqe të papërshtatshme, 401 mjete të paregjistruara ose të pasiguruara dhe 322 raste të mosmbajtjes së jelekut reflektues. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe 619 vepra penale, kryesisht drejtim i automjetit pa patentë shoferi. Policia ka sekuestruar gjithsej 423 mjete, prej tyre 20 trotinetë elektrikë dhe 403 motoçikleta, mopedë e…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 9.4 kilogramë marihuanë në fshatin Popoc të Gjakovës, në zonën e brezit kufitar, ndërsa një shtetas turk është arrestuar në lidhje me rastin. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë patrullimit dhe punës në terren më 21 shtator, njësitet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë kanë lokalizuar vendin ku ishin fshehur lëndët narkotike. Policia ka bërë të ditur se personat e dyshuar, një natë më herët, “përderisa ishin nën ndjekje nga patrullat policore kufitare, kishin fshehur lëndën narkotike dhe kishin braktisur automjetin”. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri çanta dhe një qese,…

Lexo më Shumë

Takim me Zelenskyn dhe marrëveshja për Grenlandën: Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidentin Trump e presin një sërë takimesh të rëndësishme. Të martën nis me debatin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së takimi më i rëndësishëm vjetor i Kombeve të Bashkuara. Një herë në vit, krerët e shteteve dhe qeverive, si dhe ministrat e jashtëm nga më shumë se 120 vende të botës, mblidhen në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ky është takimi i 81 i Asamblesë së OKB-së. Ndër fjalimet që priten më me interes janë ato të Presidentit amerikan Donald Trump, Presidentit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orçe Gjorgjievski, njoftoi për një partneritet të ri në fushën e artit filmik, në kuadër të përgatitjeve për „Shkupi 2028 – Kryeqyteti Evropian i Kulturës“. Gjorgjievski bëri të ditur se, së bashku me Tomi Salkovski, drejtues i „Skopje Film Studio“ dhe organizator i Festivalit të Filmit në Shkup, kanë nënshkruar Memorandum për Bashkëpunim, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të artit filmik, pasurimin e ofertës kulturore dhe promovimin ndërkombëtar të qytetit. Sipas tij, bashkëpunimi do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e festivalit dhe pozicionimin e tij më të fuqishëm në skenën kulturore rajonale dhe…

Lexo më Shumë

Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, në emisionin “Rishtazi” në Kohacast foli për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi dhe rol aktiv në jetën shoqërore. Ferati theksoi se ministria që drejton duhet të jetë më pranë të rinjve dhe t’u krijojë mundësi konkrete për përfshirje në projekte, iniciativa dhe aktivitete, ku ata mund të shfaqin talentin, idetë dhe potencialin e tyre. Sipas tij, vendi ka një potencial të madh te të rinjtë, por shumë prej tyre ende nuk e kanë hapësirën që meritojnë. “Të rinjtë duhet të dëgjohen”, theksoi Ferati, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes…

Lexo më Shumë

Sasia më e madhe e drogave të paligjshme për rritjen e fuqisë dhe performancës seksuale që u sekuestrua dje në aksionin e Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Publike, hyri në Maqedoni të Veriut përmes pikës kufitare “Tabanoc”, dhe së bashku me to kishte edhe droga që me shumë gjasa nuk ishin të destinuara për tregun e RMV-së, por për tregun e Kosovës. Në Ministrinë e Brendshme, hetimi për drogat e fuqisë erdhi për shkak të një nxjerrjeje të mëparshme të komunikimeve telefonike nga një hetim i mëparshëm, kështu që veprimet janë zgjeruar edhe në këtë fushë. Në aksion u gjet…

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës ka arrestuar mbrëmë një vajzë, e cila më parë ishte lajmëruar në polici nga e ëma se po kryente ndërmjetësim për prostitucion në banesë, në rrugën e Ilindenit. Gjatë tentimit për t’u futur në banesë, policia has në derë të mbyllur, me çka është detyruar që ta hapë derën me dhunë. Pas hapjes së derës, brenda banesës janë arrestuar edhe tre të rinj, të cilët dyshohet të kenë qenë klientë. Gjatë tentimit për ta vënë nën pranga, e reja ka dalë në ballkon dhe ka kërcënuar efektivët e policisë me vetëvrasje, duke u hedhur nga ballkoni, por…

Lexo më Shumë

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në ordinancën e tij në Poliklinikën “Bukuresht”, në Shkup, ndërsa po kontrollonte paciente. Pas kërcënimeve verbale, sulmuesi e ka goditur fizikisht, duke i shkaktuar thyerje të rruazës së dytë të qafës. Ognenoviq deklaroi për Sitel se sulmi është i fundit në një seri kërcënimesh dhe dyshon se pas tyre qëndron konkurrenca, me qëllim largimin e tij nga ordinanca. Sipas tij, disa ditë para sulmit, dy gra me mantela mjekësorë mbuluan kamerat e sigurisë, ndërsa më herët ishte prerë edhe kablloja e internetit. Mjeku thotë se kamerat ishin vendosur pasi në disa raste…

Lexo më Shumë

Mickoski në Samitin “Konkordia” në Nju Jork: Maqedonia mbetet në rrugën evropiane, ne mbrojmë identitetin dhe interesat tona shtetërore Kryeministri Hristijan Mickoski të hënën mbajti fjalim para samitit prestigjioz „Konkordia “ në Nju Jork, i cili zhvillohet paralelisht me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në një panel diskutim me zëvendëskryeministren e Gjeorgjisë, Maka Botçoriçvili, Kryeministri Mickoski u fokusua te pengesat në procesin e integrimit evropian dhe përpjekjet e vendeve anëtare të BE-së për ta shfrytëzuar këtë proces për ndryshimin e identitetit maqedonas. Sipas Kryeministrit, nga Brukseli dëgjohen edhe mesazhe pozitive. “Ne e filluam rrugëtimin tonë para pothuajse dy…

Lexo më Shumë

Në fund të tetorit pritet të prezantohet aplikacioni shtetëror „m.Uslugi“, përmes të cilit qytetarët do të mund të kenë letërnjoftimin dhe patentën e shoferit në telefon. Dokumentet fizike do të vazhdojnë të vlejnë, ndërsa pranimi i versioneve digjitale nga institucionet do të bëhet gradualisht, pasi ato duhet të përshtaten teknikisht. Aplikacioni nuk do të jetë i detyrueshëm. Në të ardhmen pritet të përfshihen edhe diplomat, dëftesa, certifikata dhe dokumente të tjera. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, tha se aplikacioni tashmë është testuar nga disa mijëra qytetarë, ndërsa janë marrë rreth 200 sugjerime për përmirësime.

Lexo më Shumë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se është mbyllur Konsullata e Përgjithshme në Strugë. Kjo sipas Ambasadës bëhet me kërkesë të Presidencës së Kosovës, dhe është në funksion të optimizimit të resurseve. “Mbyllet Konsullata e Përgjithshme në Strugë, shërbimet konsullore përqendrohen në Ambasadën tonë në Shkup. Në bazë të Dekretit Nr.150/2025 të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe në zbatim të Vendimit përcjellës Nr.Ref 261/2026 të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njoftojmë se është mbyllur Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi bazohet në…

Lexo më Shumë