Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orçe Gjorgjievski, njoftoi për një partneritet të ri në fushën e artit filmik, në kuadër të përgatitjeve për „Shkupi 2028 – Kryeqyteti Evropian i Kulturës“.
Gjorgjievski bëri të ditur se, së bashku me Tomi Salkovski, drejtues i „Skopje Film Studio“ dhe organizator i Festivalit të Filmit në Shkup, kanë nënshkruar Memorandum për Bashkëpunim, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të artit filmik, pasurimin e ofertës kulturore dhe promovimin ndërkombëtar të qytetit.
Sipas tij, bashkëpunimi do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e festivalit dhe pozicionimin e tij më të fuqishëm në skenën kulturore rajonale dhe evropiane.
Përmes programeve evropiane të filmit, partneriteteve ndërkombëtare dhe aktiviteteve për të rinjtë, synohet krijimi i mundësive të reja për autorët dhe promovimi më i madh i kinematografisë maqedonase para publikut evropian.
„Shkupi ka histori që meritojnë të shkojnë në botë dhe talente që meritojnë mbështetje. Detyra jonë është t’u krijojmë hapësirë për të krijuar dhe për të pasur sukses“, theksoi Gjorgjievski.



