Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, në emisionin “Rishtazi” në Kohacast foli për nevojën që të rinjtë të kenë më shumë hapësirë, mundësi dhe rol aktiv në jetën shoqërore.
Ferati theksoi se ministria që drejton duhet të jetë më pranë të rinjve dhe t’u krijojë mundësi konkrete për përfshirje në projekte, iniciativa dhe aktivitete, ku ata mund të shfaqin talentin, idetë dhe potencialin e tyre. Sipas tij, vendi ka një potencial të madh te të rinjtë, por shumë prej tyre ende nuk e kanë hapësirën që meritojnë. “Të rinjtë duhet të dëgjohen”, theksoi Ferati, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së tyre edhe në proceset politike dhe në marrjen e vendimeve.
Ministri vlerësoi se krijimi i mundësive për zhvillim profesional dhe personal është një hap i rëndësishëm për t’i bindur të rinjtë që të ardhmen ta ndërtojnë në vendin e tyre, në vend që perspektivën ta kërkojnë jashtë vendit. (koha.mk)



