Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shëndetësisë prezantoi sot në Qeveri Strategjinë për Shëndetësi Dixhitale 2026–2030, e cila synon që deri në vitin 2030 çdo qytetar të ketë qasje në të dhënat e veta shëndetësore, ndërsa mjekët të kenë në dispozicion informacionin e plotë për pacientin në momentin e trajtimit. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha se sistemi aktual është funksional, por i fragmentuar, pasi platformat dhe regjistrat ekzistues nuk shkëmbejnë në mënyrë të plotë të dhënat mes tyre. “Sot pacienti e bart historinë e tij nga sporteli në sportel. Rezultati nga laboratori privat, incizimi i bërë në një spital tjetër dhe…

Lexo më Shumë

Një horror i vërtetë ka ndodhur në poliklinikën “Bukuresht” në lagjen Karposh të Shkupit, ku gjinekologu i njohur dr. Dejan Ognenoviq është sulmuar brutalisht fizikisht në vendin e punës ndërsa po ekzaminonte pacientët e tij, siç raporton “Sloboden Peçat”. Incidenti ka ndodhur më 16 shtator, kur një person mashkull ka hyrë në ordinancë dhe e ka goditur mjekun në zonën e qafës, duke e lënë në gjendje kritike me humbje të përkohshme të ndjeshmërisë në duar. Sipas dokumentacionit mjekësor nga TOARILUC, të lëshuar menjëherë pas denoncimit në polici, mjeku ka pësuar dëmtim të rëndë – thyerje të rruazës së dytë…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nisur procedurë ndaj katër personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vazhduar “vjedhje e rëndë”. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit gjatë periudhës nga prilli deri në shtator të këtij viti kanë kryer një seri vjedhjesh në disa fshatra të Komunës së Bogovinës. Ata dyshohet se kanë depërtuar me forcë në më shumë se 10 shtëpi, prej të cilave kanë vjedhur para, stoli ari, si dhe lloje të ndryshme armësh të zjarrit, për të cilat pronarët kanë poseduar leje përkatëse. Gjatë një prej vjedhjeve, në fshatin Pallçishtë, të dyshuarit kanë arritur të nxjerrin nga…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje të përkohshme lokale shiu që do të vazhdojnë gjatë gjithë natës drejt të martës. Lokalisht, proceset do të jenë në formën e stuhive afatshkurtra të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe bubullima. Do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila përgjatë Vardarit do të arrijë shpejtësi deri në 40 kilometra në orë. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 17 gradë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet procesi i integrimit europian të Shqipërisë, duke deklaruar se avancimi në negociatat me Bashkimin Europian nuk është shoqëruar, sipas tij, me transformimin demokratik të institucioneve. Gjatë fjalës së tij, Bardhi akuzoi qeverinë se po cenon të drejtën kushtetuese të opozitës për të kontrolluar ekzekutivin. Sipas tij, gjatë një viti Kryeministri nuk ka pranuar asnjë kërkesë për interpelancë apo llogaridhënie nga deputetët në Kuvend. “Integrimi europian i Shqipërisë është dhe duhet të jetë një proces transformimi i shtetit shqiptar. Për fat të keq, edhe pse…

Lexo më Shumë

Procesi gjyqësor kundër 13 oficerëve të policisë të akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, të lidhura me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçani, filloi nga fillimi për shkak të ndryshimit të përbërjes së Këshillit Gjyqësor, transmeton Pa Censurë. Siç informoi gjykata, një nga anëtarët e jurisë njofton se për arsye shëndetësore, një muaj e më shumë nuk do të mund të marrë pjesë në gjykime, ndërsa i dyti njoftoi se për shkak të angazhimeve të tjera nuk do të marrë më pjesë si anëtar i jurisë në proceset gjyqësore. Gjykimën e drejton gjyqtarja Fanka Jançuleva-Mihailovska, ndërsa përfaqësuesja…

Lexo më Shumë

Më 20.09.2026 në orën 14:37 në SPB Tetovë, një grup alpinistësh kanë raportuar se në një shteg këmbësorësh në një lartësi mbidetare prej rreth 2500 metrash, në vendin e quajtur Maja e Zezë, kanë vërejtur trupin e një personi të moshuar pa shenja jete. Sipas raportimit, bëhet fjalë për A.S.(74) nga fshati Xhepçisht, identiteti i të cilit është konfirmuar nga M.J., i cili më parë kishte ecur me të. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kujdestar nga PTHP Tetovë. Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, për nxjerrjen e trupit me helikopter janë angazhuar ekipe nga Njësia Speciale Antiteroriste Tigri dhe…

Lexo më Shumë

Më 19.09.2026 në orën 16:55 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminalistike-Sektori për Krim të Përgjithshëm dhe me Dhunë, kanë privuar nga liria personat S.U.(26) nga fshati Pallçisht i Poshtëm dhe A.E.(34) nga fshati Likovë, Komuna e Likovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale vjedhje dhe vjedhje e rëndë sipas nenit 235 dhe nenit 236 të Kodit Penal. Nga personi A.E. është konfiskuar një automjet udhëtarësh Audi me targa të Kumanovës, ndërsa në disa lokacione në zonën e fshatit Kamenjan dhe fshatit Pallçisht janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie…

Lexo më Shumë

Më 21.09.2026 në orën 02:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga fshati Skudrinjë, Komuna e Mavrovës dhe Rostushës. Pas një aksidenti komunikacioni të ndodhur më parë në fshatin Skudrinjë dhe këqyrjes së vendngjarjes, është konstatuar se i mituri po drejtonte automjetin e udhëtarëve Seat Leon me targa të Gostivarit pa leje drejtimi, përcjell Pa Censurë. Automjeti është konfiskuar, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Michigan. Rama tha se Shqipëria nuk mund të bëjë më shumë sesa t’i qëndrojë në krah Kosovës, ndërsa theksoi se institucionet e Kosovës duhet të përcaktojnë mënyrën e reagimit ndaj aktgjykimit. “Shqipëria s’mund të bëjë asgjë më shumë sesa t’i rrijë në krah Kosovës, por ata duhet të vendosin të bëjmë gjithçka për ta zhbërë atë vendim kundër atyre katër burrave”, tha Rama, raporton Shqiptarja. Deklarata e tij vjen pesë ditë pas shpalljes…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Nju Jork ka zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Sipas Mickoskit, bisedimet kanë rëndësi të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara dhe paraqesin konfirmim të rëndësisë së partneritetit strategjik dhe dialogut të vazhdueshëm politik mes dy vendeve. Ai theksoi se komunikimi i drejtpërdrejtë në nivel të lartë politik mundëson shkëmbimin e qëndrimeve për çështje me interes të përbashkët, thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit. “Në një periudhë me sfida serioze gjeopolitike, partneritetet e fuqishme dhe dialogu i hapur me aleatët…

Lexo më Shumë