Author: Hamdi Kumanova

Kreu i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, tha se partia e tij nuk ka afera dhe se veprimtaria e saj bazohet në ndershmëri, përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë. Duke folur në një aktivitet për llogaridhënien e funksionarëve të ZNAM-it, Dimitrievski theksoi se besimi i qytetarëve fitohet me punë dhe rezultate. Ai tha se çdo funksionar është i zëvendësueshëm dhe se pushteti u takon qytetarëve. Dimitrievski paralajmëroi se ZNAM nuk do të jetë përsëritje e modeleve politike që qytetarët i kanë parë më parë, ndërsa ndaj akuzave të LSDM-së tha se përplasjet politike nuk do ta ndryshojnë mënyrën se si ZNAM ndërton besimin me…

Lexo më Shumë

LSDM kërkon që Kuvendi të miratojë propozimin e tyre për rritjen e pagës minimale në 600 euro, pasi shporta minimale sindikale e shtatorit iu afrua 90,000 denarëve për një familje që paguan qira. Në kumtesë, LSDM i referohet llogaritjes së Lidhjes së Sindikatave, sipas së cilës shporta minimale në një muaj është rritur me rreth 800 denarë, dhe vetëm kostot e ushqimit dhe pijeve arrijnë në rreth 25,000 denarë. Partia vlerëson se të ardhurat aktuale nuk ndjekin rritjen e kostove të jetesës dhe pretendon se paga mesatare nuk është e mjaftueshme për të mbuluar të gjithë shportën, ndërsa paga minimale…

Lexo më Shumë

Kaos në terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike para syve të udhëtarëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa pamjet e incidentit po qarkullojnë në rrjetet sociale. Në video shihet një grup personash duke u përplasur në hapësirat e terminalit të pasagjerëve. Në një moment situata përshkallëzohet në shtyrje dhe përleshje fizike. Rreth tyre ndodhen udhëtarë të shumtë, disa prej të cilëve ndalojnë për të parë se çfarë po ndodh. Për momentin, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me shkakun e përleshjes apo nëse ka persona të lënduar.

Lexo më Shumë

Dy shtetas serbë, të cilët ishin ndaluar pasi gjatë kontrollit të automjetit të tyre në pikën kufitare në Jarinjë u gjetën thika dhe sende të tjera të dyshimta, janë liruar nga ndalimi me vendim të Prokurorit të Shtetit. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Aleksandar Urosevic, 38-vjeçar, dhe Vuk Mircetic, 39-vjeçar, të cilët ishin ndaluar më 19 shtator gjatë hyrjes në Kosovë. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, automjeti “Toyota Auris”, të cilin e drejtonte Urosevic, ishte përzgjedhur për kontroll të dytë në pikën kufitare në Jarinjë. Gjatë kontrollit, te Urosevic janë gjetur tri thika, njëra…

Lexo më Shumë

Deri në orën 07:30 të ditës së sotme, në vend janë regjistruar gjithsej 20 zjarre në sipërfaqe të hapura, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza. Sipas informacioneve, nuk ka zjarre aktive, as zjarre që janë nën kontroll, ndërsa të 20 janë shuar. Zjarre janë regjistruar në disa komuna, duke përfshirë Zhelinën, Velesin, Kërçovën, Makedonski Brodin, Sopishtin, Vrapçishtin, Rankovcin, Sarajin, Gazi Babën, Tearcën, Likovën, Kumanovën, Ohrin dhe Gostivarin. “Shumica e ndërhyrjeve ishin për shkak të zjarreve në bimësi të ulët, kashtë, shkurre dhe mbeturina. Në komunat Makedonski Brod dhe Sopisht, zjarri pranë fshatit Belicë, në vendin Kajorec, u përhap drejt Jasenit,…

Lexo më Shumë

Një oficer policie u qëllua me armë zjarri pranë një sinagoge në Belleville, Ontario. Rreth orës 19:10, oficeri “u përball me një individ” pranë sinagogës në Belleville, qytet që ndodhet rreth 185 kilometra në verilindje të Torontos, bëri të ditur Shërbimi Policor i Belleville në një deklaratë. “Oficeri dhe individi pësuan lëndime dhe u transportuan në spital”, thuhej në deklaratë, pa dhënë detaje të tjera mbi mënyrën se si ndodhën të shtënat apo arsyen pse oficeri ndodhej në atë zonë. Gjendja shëndetësore e oficerit nuk është bërë e ditur. Policia deklaroi se aktualisht nuk ka rrezik për sigurinë e publikut.…

Lexo më Shumë

Turqia ka nisur të dielën, më 20 shtator, stërvitjen e madhe ushtarake ndërdegore Denizkurdu-I/2026, e njohur si “Ujku i Detit”, në një kohë kur retorika mes Ankarasë dhe Athinës është ashpërsuar sërish, veçanërisht për çështjet e Detit Egje dhe statusit të ishujve grekë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, stërvitja do të zhvillohet deri më 25 shtator në Detin e Zi, Detin Marmara, Detin Egje dhe Mesdheun Lindor. Në të marrin pjesë rreth 100 anije, 50 avionë dhe 14 mijë efektivë, nga Marina, Forcat Tokësore, Forcat Ajrore dhe Roja Bregdetare turke. Programi përfshin trajnime për gatishmërinë operacionale, ushtrime me municion…

Lexo më Shumë

Tirana pret sot Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter. Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në orën 09:00, në Hotel Plaza, në sallën “Maritim”. Në aktivitet pritet të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues të agjencive ligjzbatuese, Presidenti Ndërkombëtar i FBINAA, si dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Konferenca do të mbledhë 235 pjesëmarrës, mes tyre përfaqësues të FBI-së dhe zyrtarë të agjencive ligjzbatuese nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë. Takimi synon të…

Lexo më Shumë

Partia që e mbolli bixhozin në çdo lagje, tani po luan kumar edhe me drejtësinë. Ali Ahmeti, si duket, tashmë e ka mbushur tiketën. Artan Grubi, sipas tij, është i pafajshëm dhe do të shpallet i pafajshëm. Gjykimi vazhdon, provat ende nuk janë nxjerrë në tavolinë, por Aliu tashmë e ka qëlluar rezultatin. Deri dje thoshte se Grubi duhet të përgjigjet nëse ia ka keqpërdorur besimin. Tani nuk ka më “nëse”. Ahmeti e ndërroi pllakën. Nga paralajmërimi për përgjegjësi kaloi te pafajësia e plotë. Çfarë ndryshoi ndërkohë? Pse Ahmeti e ndryshon qëndrimin sa herë që Grubit i ngushtohet rrethi? Po…

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë rreth vrasjes së Artan Murtajt në Sarandë, i cili njihej ndryshe edhe si “Tani Ruzhdiut”. Rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra janë sekuestruar si provë materiale në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona qe ndodheshin në zonë në momentin e atentatit. Hetuesit po punojnë edhe me kamerat e sigurisë në qytet, por një pjesë e tyre janë hapur dhe po analizohen, ndërsa të tjera ende nuk janë aksesuar. Ndërkohë kontrollet vijojnë në akset dalëse të Sarandës ku janë ngritur postblloqe kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Një…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “BYD”, ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës. Elbasan/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, rreth 60 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila, si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve…

Lexo më Shumë

Prej më shumë se tri dekadash, prioriteti i qeverive shqiptare ka qenë integrimi i vendit në Bashkimin Europian. Madje qeveria aktuale e ka integrimin në BE premtimin e saj kryesor. Dhe në fakt, procesi formal ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit: Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe në korrik 2026 mbylli përkohësisht tre të parët. Por ka të paktën një tregues ku Shqipëria jo vetëm e ka arritur Europën, por tashmë e ka kaluar: çmimet e ushqimeve. Në vitin 2025, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri arriti në 103% të mesatares së Bashkimit Europian, duke kaluar…

Lexo më Shumë