Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. “Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdese me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski tha se aplikacioni m.Shërbime, do t’u lejojë qytetarëve të kenë letërnjoftimin, patentën e shoferit dhe dokumente të tjera në formë elektronike, në një vend në telefonin e tyre celular. “Një vit më parë, versioni demo u promovua në Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor në Shkup. Që atëherë, disa mijëra qytetarë e kanë testuar aplikacionin dhe kemi marrë më shumë se 200 komente. Përveç kësaj, gjatë analizës që kryem, identifikuam disa aspekte të funksionalitetit që duheshin përmirësuar. Elementi i dytë i rëndësishëm ishte të biem dakord për një protokoll shkëmbimi të dhënash me Ministrinë e…
Suplementet ilegale për mbështetjen e potencës janë në fokus të aksionit policor që nga mëngjesi i djeshëm po zhvillohej në kuadër të një hetimi ndaj një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë dhe tregti të paligjshme me ilaçe, medikamente dhe suplemente ushqimore. Këtë mbrëmë, në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma, e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, duke komentuar aksionin që dje gjatë ditës u zhvillua në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli, ku janë arrestuar të paktën gjashtë persona, mes tyre edhe punonjës të Drejtorisë së Doganave, transmeton Portalb.mk. Duke qenë se aksioni është ende në vazhdim,…
Një shtetas 46-vjeçar i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Greqi, pasi ndaj tij autoritetet italiane kishin lëshuar urdhërarrest evropian për një rast të lidhur me trafikimin e kokainës. Sipas mediave greke, arrestimi është kryer të shtunën nga policia në Polikastro, pasi 46-vjeçari kishte hyrë në territorin grek përmes pikës kufitare Evzoni. Autoritetet italiane kërkojnë ekstradimin e tij me qëllim që ai ta vuajë dënimin me burg që i është shqiptuar për trafikimin e 35 kilogramëve kokainë. Rasti daton nga viti 2007. Sipas të dhënave të përfshira në urdhërarrest, droga ishte transportuar përmes Spanjës, ndërsa destinacioni përfundimtar kishte qenë Napoli…
Ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë asnjë qëndrim. Por, Shasivari foli para aktgjykimit. Me deklaratën e tij skandaloze, ai barazoi viktimën me agresorin dhe kërkoi respektimin e një vendimi që ende nuk ishte shpallur. Madje, vetë Shasivari premtoi se pas shpalljes së aktgjykimit do të kishte një mesazh të tij për Kosovën dhe qytetarët e saj. Një javë më pas, mesazhi mungon. Mungon edhe përgjegjësia. Sot, kur aktgjykimi është shpallur, ai hesht. Kjo heshtje nuk e fshin deklaratën e tij dhe as përgjegjësinë politike…
Qendra për menaxhim me kriza informon se deri në orën 7 janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat zjarre aktive nuk ka, nën kontroll është një zjarr, ndërsa janë shuar 30 zjarre. Nën kontroll është zjarri në Komunën Makedonski Brod dhe Sopishte: f. Belicë, v.q. Kajorec (kom. Makedonski Brod), i zgjeruar drejt Jasenit (kom. Sopishte) – pyll me drunj të ulë dhe pyll i përzier. “Janë shuar 30 zjarre: Komuna Gazi Babë: Rruga e Rashtakut – pyll i ulët dhe vegjetacion i ulët. Komuna Butel: f. Rashtak – f. Luboten – mbeturina. Komuna Butel: f.…
“Të jeni të sigurt është kategorike jo”, kështu u përgjigj nëemisionin Click Plus të Tv21, Isen Shabani nga Aleanca për Shqiptarët kur u pyet nëse parti do të pranonte të bëhej pjesë e koalicionit qeverisës. Shabani tha se nuk janë të interesuar për t’u bërë pjesë e Qeverisë pasi siç tha, fokusi i tyre është në riorganizimin e partisë. Shabani tha se pa zgjedhje, nuk do të bëhen pjesë e Qeverisë. “Edhe po të kemi një ofertë të tillë, të jeni të sigurt, ja edhe publikisht e them se nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë dhe as që mendojmë…
Nga VLEN sot theksojnë se Ali Ahmeti duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, në fakt po punon që ai të dënohet “Sa më shumë që Ali Ahmeti përpiqet ta shpëtojë Artan Grubin, aq më shumë duket se po e bën kurban. Edhe herën e kaluar, kur garantonte se nuk do të kishte aktakuzë dhe se Grubi do të dilte në liri, ndodhi krejt e kundërta. Grubit iu vazhdua paraburgimi dhe nisi procedura kundër tij. Çfarë po përpiqet të parandalojë Ahmeti? A ka frikë nga ajo që Grubi mund të thotë? Apo po e sakrifikon me vetëdije, duke menduar se…
Kryeministri i Lituanisë, Mindaugas Sinkevičius, ka deklaruar se vendi ka përgatitur plane evakuimi në rast të një sulmi të mundshëm nga Rusia, duke theksuar se autoritetet po përgatiten për skenarë të ndryshëm të përshkallëzimit. Në një intervistë për BBC, Sinkevičius tha se qytetarët lituanezë ndihen të kërcënuar nga Rusia, veçanërisht për shkak të incidenteve me dronë që kanë hyrë në hapësirën ajrore të vendit. Sipas tij, autoritetet po hartojnë plane që përfshijnë edhe evakuimin e personave të moshuar nga qytetet, si dhe masa për të shmangur bllokimet e trafikut në rast të një situate emergjente. “Po mendojmë për një sërë…
Sot bëhen 28 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci, dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së. Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin ndër figurat emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë. Ata ranë më 22 shtator 1998, gjatë luftimeve me forcat serbe në zonën e Qyqavicës, pas një qëndrese të fuqishme të luftëtarëve të UÇK-së. Në betejën e asaj dite ra edhe luftëtarja Fatime Hetemi, si dhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së. Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, e cila më pas mori emrin…
Ligji zviceran parashikon teorikisht deri në pesë vjet burg për falsifikim dokumentesh, por një ekspert i së drejtës penale vlerëson se Granit Xhaka, nëse shpallet fajtor, ka shumë më tepër gjasa të përballet me një gjobë me kusht. Prokuroria e Lucernit po zhvillon hetime ndaj kapitenit të Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, lidhur me një certifikatë të falsifikuar të vaksinimit kundër Covid-19. Futbollisti tashmë ka pranuar publikisht se gjatë pandemisë kishte siguruar një vërtetim vaksinimi. Ai e ka cilësuar veprimin si gabim, ka kërkuar falje dhe ka premtuar bashkëpunim të plotë me autoritetet. Por çfarë pasojash juridike mund ta presin…
SHBA planifikon të rikthejë një bazë ushtarake të epokës së Luftës së Ftohtë në jug të Groenlandës dhe të krijojë një tjetër në bregun lindor të ishullit, sipas tre personave në dijeni të marrëveshjes. Dy objektet janë Narsarsuaq, ku dikur ndodhej baza amerikane Bluie West One, dhe Mestersvig, një post ushtarak që aktualisht përdoret nga Patrulla Sirius, një njësi speciale daneze që kryen patrullime me sajë qensh. Marrëveshja mes SHBA-së, Danimarkës dhe Groenlandës pritet të nënshkruhet këtë të martë (22 shtator) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Teksti i plotë i marrëveshjes nuk është bërë ende publik.…

