Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.
“Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdese me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.



